Një sasi prej 100 kilogramësh kokainë është sekuestruar nga policia spanjolle, e cila gjithashtu ka vënë në pranga 12 persona pjesë të një organizate kriminale që fuste drogë nga Ekuadori në Spanjë.
Rrjeti përbëhej nga qytetarë të kombësive të ndryshme, duke përfshirë shqiptarë, kolumbianë, marokenë dhe evropianë, dhe operonte në pjesë të ndryshme të Spanjës, nga Madridi deri në Costa del Sol.
Organizata merrte porosi nga investitorë të fuqishëm me bazë në Dubai, gjë që tregon shtrirjen e saj ndërkombëtare. Operacioni për goditjen e këtij grupi mësohet të ketë nisur prej vitit 2023, ku gjatë hetimeve u zbuluara se një grup shqiptarësh ishin kordinues të trafikut të drogës.
Tv Klan