Dallgët gjigande deri në 13 metra kanë detyruar autoritetet peruane të mbyllin portet. Shumë plazhe përgjatë pjesës qendrore dhe veriore u mbyllën si masë paraprake për të mbrojtur qytetarët.

“Ka pasur dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka patur humbje jetësh për shkak të masave të marra në porte dhe gjithashtu ndalimit të peshkimit në plazhe të ndryshme”.

Sipas pamjeve të transmetuara në televizione dhe rrjete sociale janë prekur dhjetëra anije të vogla peshkimi dhe biznese pranë vijës bregdetare.

Dallgë gjigande ka patur edhe në Ekuador aty ku edhe është shënuar edhe viktima e parë.

Autoritet kanë gjetur trupin e një personi që rezultonte i zhdukur në qytetin bregdetar të Mantas.

Klan News