Një shumë parash e padeklaruar është sekuestruar në portin e Durrësit.
Gjatë kontrollit u gjetën 223,200 Euro që u tentuan që të nxirreshin nga territori i vendit tonë drejt Italisë.
Sipas policisë ato i përkisnin një 36-vjeçari rezident në Itali i cili është vënë në pranga.
Shuma e parave u gjet në një çantë shpine, ndërsa dyshohet se janë përfituar nga aktivitet kriminal.
Klan News