Gjatë aksionit të Policisë së Korçës, e ndihmuar nga forca elitë RENEA janë kontrolluar 29 banesa në total, brenda të cilave janë gjetur sende të jashtëligjshme të personave kontingjent kriminal dhe lidhje me ta.

Bëhet me dije se deri tani janë 14 të shoqëruar, të cilët po pyeten dhe në orët në vijim, për pjesën më të madhe të tyre do të ketë arrestim. I shumëkërkuari Erjon Llapushi, nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Ndërkohë, janë gjetur armë, sasi të konsiderueshme parash dhe lëndë narkotike. Blutë sekuestruan shotgun, pistoleta, përfshirë dhe modele të sofistikuara armësh maskuese si përshembull thika në forma stilolapsi.

Në disa shtëpi të kontrolluara u gjetën 140 milionë lekë të vjetra dhe 26 mijë dollarë, 500 kg karburant që dyshohet të jetë kontrabandë, si dhe janë sekuestruar aparate celularë që përdoreshin për lojëra fati. Në 3 banesa është gjetur edhe sasi lënde narkotike kokainë.

/tvklan.al