Fotot selfie janë gjithnjë e më tepër një obsesion, por edhe një normalitet. Sipas statistikave, duket se shkrepen rreth 93 milionë selfie në ditë, mbi 1000 në sekond.
Sipas disa ekspertëve, mund të jetë simptomë e një shqetësimi, sipas të tjerëve, është pasqyrë e kohës në të cilën jetojmë dhe mund të shihet me më shumë prakticitet. Nga njëra anë mendohet se është uni i epokës tone.
Dhe sot në botën e komunikimit dixhital, imazhet tona lëvizin më shpejt se ne vetë, duke konfirmuar ekzistencën tonë. Kështu e përkufizon Giovanni Stanghellini, profesor i Shkencave Psikologjike në librin e tij të fundi mbi selfiet. Dhe i gjithë fenomeni është i pranuar.
Por, sot teknologjia të lejon të shkrepësh qindra foto dhe të kryesh shumë procese të tjera. Dhe i gjithë fenomeni i selfie nuk është kaq i thjeshtë, përveç se relativisht i ri edhe për shkencat e mendjes. Për shoqërinë në të cilën jetojmë, fenomeni është i pranuar dhe ka hyrë në përditshmërinë e njerëzimit.
Klan Plus