Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë vende të marrin masa të shumta për të ndaluar përhapjen e infektimeve. Një ndër to është edhe India.

Në Karnataka, zonë në jug të vendit, është bërë e detyrueshme që ata që janë urdhëruar të vetëkarantinohen të dërgojnë një selfie çdo orë. Ata që refuzojnë ta plotësojnë këtë masë dërgohen në karantina masive, ku sipas mediave nuk janë të mira.

Fillimisht ishte vendosur që personat që do të vetëkarantinoheshin të vuloseshin që të gjithë ta kuptonin se kush duhet të qëndronte jashtë dhe kush brenda, por kjo gjë nuk funksionoi.

Strategjinë me fotot selfie e ka përdorur edhe Singapori, ndërsa Koreja e Jugut po e përdor për të huajt që futen në vend. Në Indi janë regjistruar 1251 raste me koronavitrus dhe kanë humbur jetën 32 persona.

Kujtojmë që policia indiane ka marrë masa të ashpra ndaj personave që nuk karantinohen. Disa ditë më parë nëpër mediat botërore u shpërndanë videot ku policët dhunonin njerëzit që kishin dalë në rrugë dhe i detyronin që të bënin ulje-ngritje si një formë ndëshkimi./tvklan.al