Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se pothuajse një e treta e vajzave të reja në moshën 11 deri 21 vjeç nuk postojnë një ‘selfie’ në rrjetet e tyre sociale pa modifikuar së pari pamjen e tyre.

Sipas “The Independent”,  të qënit të mirë mjaftueshëm ishte një arsye që vajzat të modifikonin fotot e tyre.

Sondazhi zbuloi më tej se 33 përqind e të anketuarve fshinin ‘selfiet’ e tyre pasi t’i postonin, nëse nuk do të merrnin sa duhet “reagime pozitive”.

U zbulua gjithashtu se rreth 40 për qind e të anketuarve dëshironin që të dukeshin edhe në realitet si në fotot e tyre në internet.

Rezultatet e studimit bën të ditur se koha e madhe në internet, e shoqëruar me ekspozimin ndaj imazheve joreale të individëve në rrjetet sociale, po përkeqëson gjendjen psikologjike të të rinjve./tvklan.al