Dhjetëra mijëra studentë kanë zbritur në qytetin e Kragujevacit në Serbi, pas një seri protestash që tronditën vendin pas shembjes së çatisë së një stacioni treni vitin e kaluar, ku mbetën të vrarë 15 njerëz.
Që atëherë, Serbia është pushtuar nga demonstrat masive, të cilat po kërcënojnë pushtetin 10-vjeçar populist të presidentit Aleksandër Vuçiç.
Edhe pse temperaturat janë duke shkuar drejt acarit, studentët nga e gjithë Serbia arritën në Kragujevac me autobus, madje edhe në këmbë, duke i rënë daulleve, fryrë bilbilave dhe duke mbajtur në krah flamurin e Serbisë.
Protestuesit planifikuan të bllokonin një nga bulevardet kryesore të qytetit për 15 orë e 15 minuta, në një homazh për viktimat e stacionit të trenit. Ata mbajtën edhe 15 minuta heshtje.
“Ne jemi këtu për të luftuar për një të nesërme më të mirë, kundër korrupsionit,” tha 20-vjeçari Jovan. Studentët protestues kanë gëzuar mbështetje të gjerë nga publiku serb, shumë prej të cilëve fajësojnë tragjedinë e Novi Sadit për korrupsionin dhe nepotizmin brenda qeverisë së Vuçiqit, akuza që autoritetet i mohojnë.
Verica, një profesoreshë 52-vjeçare nga qyteti, iu bashkua protestës me vajzën e saj adoleshente.
“Nuk kam qenë kaq e lumtur dhe krenare për një kohë të gjatë,” tha ajo. “Jam krenar për këmbënguljen e tyre.”
/tvklan.al