Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili ka zhvilluar një vizitë në Tiranë gjatë së cilës ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gjatë fjalës së tij, Sekretari i OBT-së ka thënë se është njoftuar krijimi i qendrës së parë arsimore në Shqipëri për të cilën thotë se ka si synim për të trajnuar punonjësit e shërbimeve për aftësi më të mira në mikpritjen e turistëve në Shqipëri.

Zurab Pololikashvili: Zonja Zv. Kryeministre Belinda Balluku ishte me ne mëngjesin e sotëm. Janë duke bërë një punë të shkëlqyer sepse pa zhvillimin e infrastrukturës është e pamundur të kemi akses në pjesë të ndryshme.

Blendi Fevziu: Për investitorët.

Zurab Pololikashvili: Sigurisht, dhe mos harroni se ju jeni vazhdimi i detit Adriatik i cili është absolutisht i virgjër. Kjo është një mundësi unike që të vijoni dhe të zhvilloni në mënyrë të qëndrueshme. Janë shumë gabime që janë bërë në vende të ndryshme ndërsa këtu keni një vend të virgjër dhe prandaj kjo është diçka shumë e mirë si edhe shumë sfiduese dhe e bukur dhe e rëndësishme ta zhvilloni këtë pjesë. Nga ana jonë, ne jemi të përkushtuar dhe ne kemi njoftuar për krijimin e qendrës së parë arsimore në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Është shumë e rëndësishme.

Zurab Pololikashvili: Mund të ndërtoni rrugë dhe tunele dhe ndërtesa por keni nevojë për njerëz brenda tyre.

Blendi Fevziu: Po, patjetër.

Zurab Pololikashvili: Ju, shqiptarët e keni mikpritjen në ADN-në tuaj, le ta themi kështu, por…

Blendi Fevziu: Ne kemi probleme me shërbimin, jo me mikpritjen. Kemi mikpritje shumë të mirë por shërbimet mbeten një problem.

Zurab Pololikashvili: Kjo është arsyeja për hapjen e kësaj qendre që duam ta krijojmë së bashku me Ministren e dashur, Mirelën, e cila ka për të ndihmuar në mbështetjen e vendasve, për t’i trajnuar ato, që të kenë aftësi më të mira për të mirëpritur 10 milionë turistët, diçka që nuk është e lehtë për t’u arrirë. Ju mirëprisni 10 milionë turistë në vit dhe…

Blendi Fevziu: Ka qenë një surprizë e madhe edhe për mua. Ka qenë një surprizë e madhe. Shteti ka qenë i mbushur me turistë në çdo cep.

Zurab Pololikashvili: Këto janë rezultatet e një pune shumë të fortë. Edhe një herë infrastruktura. Sa më shumë aeroporte të keni, aq më shumë turistë do të mirëprisni.

/tvklan.al