Merkel: Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian vendosën sanksione ndaj 40 zyrtarëve bjelloruse, të akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në gusht të këtij viti.
Në draft deklaratën përfundimtare të samitit thuhet se udhëheqësit e BE-së dënuan dhunën e papranueshme ndaj protestuesve paqësorë në Bjellorusi dhe nuk i njohën rezultatet e zgjedhjeve.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se sanksionet ndaj Bjellorusisë janë një sinjal i rëndësishëm, duke premtuar mbështetje për protestuesit pro demokracisë në Minsk.
“Kjo do të thotë që Bashkimi Europian vepron kundër atyre që kundërshtojnë lëvizjen demokratike dhe unë mendoj se ky është një sinjal shumë i rëndësishëm”, tha ajo.
Presidenti i vendit Lukashenko nuk është në listën e sanksioneve, të cilat kanë prekur zyrtarë në Ministrinë e Brendshme, policinë dhe shërbimet e sigurisë si dhe zyrtarë zgjedhorë që fajësohen për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, te cilat i dhanë Lukashenkos mandatin e gjashtë.
Tv Klan