Kabineti i luftës i Izraelit po peshon përgjigjen e tij ndaj sulmit raketor të Iranit. Ka plot spekulime për objektivat që do të goditen, ndërsa e vetmja gjë e sigurtë është se hakmarrja “do të vijë së shpejti”.
Në Uashington, presidenti Joe Biden tha se nuk e mbështet një sulm të mundshëm izraelit me objekte bërthamore, por la derën e hapur për Izraelin për të goditur rafineritë e naftës.
“Jemi duke e diskutuar këtë. Mendoj gjithsesi se është pak.”
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se Irani do të paguajë shtrenjtë për sulmin e tij raketor. Ndërsa Teherani thotë se çdo hakmarrje do të përballet me “shkatërrim të madh”, duke ngjallur frikën e një lufte më të gjerë rajonale.
Izraeli ndërkaq vijon të mbajë sekret dëmet e shkaktuara nga sulmi i mëparshëm iranian. Pamjet satelitore të firmës Planet Labs tregojnë se të paktën katër goditje, në një hangar avioni, në pistë, në një rrugë lidhëse dhe në një rrugë anësore të bazës ajrore Nevatim. Kjo është baza kryesore e Forcës Ajrore të Izraelit ku qëndron dhe flota e avionëve ushtarakë F-35.
Pas sulmit iranian disa burime brenda aparatit të sigurisë thanë se u shkatërruan të paktën 20 avionë të tillë. Është ende e paqartë nëse dëmi është shkaktuar nga raketat balistike të Iranit apo rrëzimi i mbetjeve të raketave të shkatërruara në ajër.
Klan News