SHBA dhe Kina kanë rifilluar pas 5 vitesh bisedimet jozyrtare kundër përdorimit të armëve bërthamore.
Përfaqësuesit e Pekinit kanë siguruar palën amerikane se Kina nuk do të përdorë kërcënime bërthamore mbi Tajvanin, ishullin që e pretendojnë si territorin e tyre, raporton Reuters.
Pala amerikane kishte ngritur shqetësime se Kina mund të kërcënojë të përdorë armë bërthamore nëse përballet në një konflikt ushtarak me Tajvanin.
Në këtë kontekst, pala kineze siguroi se në rast të një konflikti mbi Tajvanin, mund të përballojnë luftë konvencionale pa përdorur armët bërthamore.
Takimi informal zgjati 2 ditë dhe u zhvillua në sallën e konferencave të një hoteli në Shangai.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Reuters se këto bisedime mund të jenë të dobishme. Kurse Pekini zyrtar nuk pranoi të komentonte.
/tvklan.al