Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës arriti të shmangte mbylljen e shërbimeve për miliona amerikanë duke miratuar buxhetin e shpenzimeve për të cilin palët arritën me vështirësi dakrodësinë.
Senati i kontrolluar nga demokratët votoi 85 pro dhe 11 kundër draftit për të vazhduar financimet e qeverisë, 38 minuta pas mesnatës kur ishte edhe afati i fundit, por qeveria nuk e aplikoi menjëherë mbylljen e shërbimeve.
Projektligji tani do t’i dërgohet Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti Joe Biden pritet ta nënshkruajë. Paketa mori më herët pëlqimin në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët.
Këta të fundit u përçanë duke mos mbështetur propozimin e Presidentit të zgjedhur Elon Musk dhe aleatit të tij miliarder Elon Musk për rritjen e tavanit të borxhit në 2025-ën.
Një pjesë e republikanëve votuan kundër paketës sepse ajo nuk shkurton aq sa duhet shpenzimet e qeverisë edhe pse demokratët hoqën dorë nga disa propozime të tyre.
Demokratët akuzuan se republikanët po vepronin nën presionin e miliarderit të Tesla, një njeri pa përvojë në qeverisje. Vitin e ardhshëm republikanët që do të kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve janë angazhuar për reduktim të shpenzimeve.
Nëse buxheti nuk do të kishte marrë miratimin miliona punëtorë nuk do të paguheshin ndërsa do të mbylleshin një sërë shërbimesh në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të ri.
Tv Klan