Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën pas shtënave me armë zjarri në Universitetin Tuskegee në Alabama.
Sipas mediave të huaja është konfirmuar vdekja e një personi, i cili siç mësohet nuk kishte lidhje me universitetin, ndërsa me të plagosurve ka studentë. Këta të fundit janë dërguar në spitalet më të afërta për trajtim.
Është e paqartë se kush hapi zjarr dhe policia ende nuk ka arrestuar ndonjë të dyshuar. Incidenti ndodhi ndërsa turma të mëdha studentësh u mblodhën në universitet të shtunën në mbrëmje për të festuar. Videot që qarkulluan në mediat sociale treguan njerëz që vraponin dhe të tjerë të ulur në një parking për të mbrojtur nga krismat, ndërsa dëgjoheshin të shtënat e armës së zjarrit.
Klan News