SHBA-ja i ka përsëritur edhe një herë qeverisë Kurti kërkesën për themelimin e bashkësisë të komunave në mënyrë që serbët në Kosovë të integrohen më mirë në qeverisje.
Diplomati amerikan tha se projektstatuti për Asociacionin duhet të merret parasysh nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“Asociacioni është një hap i rëndësishëm qe të shënohet përparim, që njerëzit të jetojnë normalisht, të regjistrohen martesat dhe fëmijët që lindin. Ky detyrim ekziston që nga viti 2015, kur u nënshkrua marrëveshja. Nuk mund t’ju ofroj një afat kohor, por më e rëndësishmja është që serbët të jetojnë si qytetarë evropianë. Është e rëndësishme të mbrohen qytetarët e të gjitha kombësive.”
Në intervistën për mediat serbe, zyrtari amerikan mirëpriti vendimin e qeverisë kosovare për zhbllokimin e kalimit në kufi për mallrat serbe. Ai kujtoi pasojat e veprimeve të pakoordinuara me SHBA – Albin Kurtit, siç është mbyllja e institucioneve në veri që për pasojë solli pengimin e anëtarësimit të vendit në KiE.
“Qëllimi është të diskutohen çështje praktike si të përshpejtohet qarkullimi i mallrave, prandaj është në interesin e të gjithëve që të hapen vendkalimet dhe që lëndët e para nga Serbia Qëndrore të hyjnë në Kosovë për të vazhduar prodhimin. Ka pasoja për veprimet e pakoordinuara si ky. Është rasti kur shtetet e mëdha të Evropës nuk e lejuan Kosovën të anëtarësohej në Këshillin e Evropës. Gjithçka sepse nuk pati koordinim, por vetëm dëshirë të institucioneve të Kosovës për të treguar fuqinë e tyre.”
Duke folur për integrimin evropian, O’Brien tha se: SHBA-të duan që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt Bashkimit Evropian. Plani i Rritjes është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim. Të gjitha ekonomitë e rajonit duhet të integrohen, se ky është qëllimi i Planit të Rritjes. Ky plan nxjerr në pah dhe sjell atë që është e dobishme për integrimin transferimi më i lire i parave.
Ai tha se nuk do të insistonte në sanksione ndaj Prishtinës, sepse ato sipas O`Brien aplikohen kur bëhet fjalë për korrupsionin apo mbrojtjen e të drejtave të njeriut. O`Brien ndodhet në Prishtinë për të takuar zyrtarët e lartë të Kosovës.
Klan News