Ovidio Guzman kërkohet në SHBA për trafikimin e lëndeve narkotike
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Meksikës që të ekstradojë djalin e shefit të drogës Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, i cili akuzohet për krime droge.
Që nga Dhjetori 2021, Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar një çmim deri në 5 milionë Dollarë për informacionin që mund të çonte në arrestimin e Ovidio Guzmanit.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Ovidio dhe vëllai i tij po drejtojnë një perandori të drogës që mbikëqyr 11 laboratorë të metamfetaminës në shtetin e Sinaloa. Përveç kësaj, Ovidio si dyshohet se urdhëroi vrasjen e informatorëve, një trafikanti droge dhe një këngëtari meksikan që refuzoi të performonte në dasmën e tij.
Ovidio u arrestua në tetor 2019, duke bërë që grupet kriminale të përgjigjen me dhunë. Ai u lirua me urdhër të presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador për të garantuar sigurinë e banorëve përballë sulmeve nga njerëz të armatosur që kërkonin lirimin e tij.
Rezultati i operacionit të dështuar, i quajtur si “E Enjtja e Zezë”, shkatoi nëntë viktima.