Një ditë pas kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u shpall mes 10 kampionëve globalë kundër korrupsionit për vitin 2024, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë riafirmuar angazhimin për të mbështetur heronj të tillë dhe për të përmbushur vizionin e një qeverisjeje të mirë, bazuar në integritet, transparencë dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë thotë se korrupsioni gërryen qeverisjen demokratike, minon besimin në qeveri dhe pengon zhvillimin. Sipas SHBA-ve, kjo është arsyeja se përse Departamenti i Shtetit promovon integritetin, transparencën dhe llogaridhënien si përparësi të politikës së jashtme dhe interesa thelbësore të sigurisë kombëtare.
Që nga miratimi i Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit dhe ratifikimi nga SHBA, Shtetet e Bashkuara kanë qenë lider në zbatimin e angazhimeve ndërkombëtare kundër korrupsionit, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve.
Tv Klan