Sipas një studimi konsumimi i sheqeri me kalori të ulët shkakton mpiksje të gjakut, stimulon sëmundjet e zemrës dhe shkakton një goditje në tru. Xylitol (ksilitoli) është një varianti i sheqeri i cili kaq më pak kalori se sa sheqeri normal.

Ai përdoret në shumë ushqime me sheqer të reduktuar, në çumçakizat, pastat e dhëmbëve e shumë të tjera.

Studimi u bë në baza të një eksperimenti për të parë pasojat që do të shkaktonte sheqeri me kalori të ulët.

Në një intervistë për CNN, drejtori i Qendrës për Diagnostifikimin dhe Parandalimin Kardiovaskular, Stanley Hazen tha:

Ne u dhamë vullnetarëve për studimin , të cilët gëzonin shëndet të plotë, një pije tipike me xylitol për të parë se sa lart do të rriteshin nivelet e ksilitolit. Ato u rritën me 1000 herë.

Pasi konsumojmë sheqer niveli jonë i glukozës rritet nga 10% deri në 20%. Por rritja me 1000 është shumë e lartë, me pak fjalë dritë e kuqe për shëndetin tonë.

“Njerëzimi nuk ka përjetuar nivele kaq të larta të ksilitolit, përveç dy dekadave të fundit. Kur filluam të konsumonim ushqime të përpunuara plotësisht të sajuara dhe të zëvendësuara me sheqer,” tha me tej Stanley Hazen.

Në vitin 2023 të njëjtën studiues kryen një studim tjetër. Në të cilin gjetën rezultate të ngjashme për një tjetër ëmbëltues me kalori të ulët të quajtur erythritol. I cili përdoret si një sheqer në fruta ose në produkte të tjera që përmbajnë sheqer të ulët.

Hulumtimet shtesë laboratorike zbuluan se eritritoli dhe ksilitoli mund të shkaktojnë mpiksje më të lehtë të trombociteve të gjakut. Ndërkaq sipas një raportimi nga Shoqata Amerikane e Zemrës, u tha se rreth 61% e të personave të rritur në moshë deri në vitin 2050 mund të vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare.

/tvklan.al