Sherri i dhunshëm i regjistruar në Gusht të vitit të shkuar në një lokal në Palasë dyshohet se ka vijuar edhe në kryeqytet. Gjashtë persona janë identifikuar dhe akuzohen se kanë goditur me sende të forta një 48-vjeçar.

Adriatik Roshi u dhunua të dielën në ambientet e një berberhane në Laprakë. Policia arrestoi Gani Koçeku 24 vjeç dhe Ledio Tusha 31 vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën katër persona të tjerë, Roland, Luçiano, Dino dhe Gëzim Koçeku.

48-vjeçari Roshi është vëzhguar nga dy vëllezërit Gani dhe Roland Koçeku nga ky automjet, i cili ishte marrë me qira. I shpalluri në kërkim Gëzim Koçeku, ka bërë me mjetin e tij hapjen e rrugës për makinën Audi të autorëve goditës. Si organizator të dhunës brutale dyshohet se janë Luçiano dhe Dino Koçeku.

Ledio Tusha, rezulton nipi i Luçiano Koçekut, në banesën e të cilit u gjet një maskë, kapele, xhup i zili, veshje të cilat janë përdorur gjatë ngjarjes.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me sherrin në Palasë të ndodhur në 24 Gusht të 2024, ku Luçiano Koçeku u dhunua në një lokal nate.

Ndaj dhe rrahja e Roshit sipas policisë mund të jetë si shenjë hakmarrje për ngjarjen e Gushtit në jug të Shqipërisë. Megjithatë, policia nuk shprehet nëse Adriatik Roshi ka qenë pjesë e sherrit në Palasë.

Klan News