Të ftuar:

Eglent Bici – sipërmarrës

Silvana Kulla – sipërmarrëse

Artan Sina – sipërmarrës

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Birjan me mish qingji dhe oriz

1 kg mish qingji
2 qepë
4 lgj vaj
1 lgj gjalpë
2 gota oriz
Kripë dhe piper i zi
1 lk nenexhik të thatë (sipas dëshirës)
6 gota lëng mishi

Pastrojmë mishin e qingjit e ndajmë atë në racione. E vendosim në një tenxhere e kaurdisim pas sa të përthithë lagështirën. Shtojmë ujë të valuar dhe e ziejmë mishin për 30 min fillimisht. Pasi të kalojnë 10 min nga zierja shtojmë 1 lugë çaji kripë. Ndërkohë gjatë kohës që ziejmë mishin në një tigan me pak vaj dhe gjalpë kaurdisim qepën të grirë shumë hollë derisa qepa të bëhet transparente dhe pak fare e artë.

Shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen e orizit së bashku me qepën. Shtojmë lëngun e mishit në këtë rast 1 masë orizi, 3 masa lëng mishi pra gjithsei 6 gota lëng mishi. Shtojmë pak nenexhik nëse dëshironi kripë + piper të zi, transferojmë orizin në një tavë. Vendosim copat e mishit mbi të dhe e vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë për 20 – 25 min.

Sallatë e shijshme dhe e shëndetshme me avokado

Për 4 persona
100 gr sallatë aisberg
100 gr rukola
1 avokado
150 gr domate qershi
1 spec të verdhë
50 gr sallatë radikio
1 qepë e kuqe
2 vezë të ziera
100 gr djathë dhie
3 qepë të njoma
Pak majdanoz
Salca
50 ml vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
1 lk mjaltë
Kripë dhe piper i zi
1 lgj mustardë
2 lgj uthull balsamike

Në një pjatancë të madhe fillimisht me bazën e saj vendosim gjethet e gjelbërta të prera në copa si ajsbergun dhe rukulën. I përziejmë mirë mbi këtë shtresë. Në mes vendosim kubikë me avokadonjë rresht, më pas një rresht me specin e verdhë në kubikë me brinjë 1 cm më pas vendosim vezët e ziera të prera ¼ e e pjesës, qepa të njoma në unaza.

Plotësojmë gjysmën tjetër të sipërfaqes së sallatës me 1 rresht domate qershi në gjysëm, qepë të kuqe e më pas pak majdanoz të grirë hollë dhe djathë në kubik. Të gjithë përbërësit e salcës i bashkojmë në një tas i përziejmë dhe marinojmë sallatën.

Njihu me sekretet e “Mjeshtëro biznesin” dhe mposht sfidat

Strategji, njohuri, praktika e mjete në “Mjeshtëro biznesin”