Të ftuar:

Eglent Bici: Investitor/ Trajner. Mei.al

Eduart Ibrahimi: Sipërmarrës

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Mëlçi pule me qepë dhe oriz

500 gr mëlci pule
2 qepë mesatare
2 gota oriz për pilaf tradicional
120 ml verë të bardhë
800 ml lëng pule
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle gjalp
Kripë + piper të zi
2 lugë gjelle kopër ose majdanoz

Fillimisht kaurdisim në zjarr një tenxhere me ujë të valojë. Shtojmë mëlçitë dhe i lëmë në valë vetëm dhe I lëmë në valë vetëm 3-4 minuta, më pas i kullojmë me një kullesë dhe i lëmë mënjanë. ( Mëlcitë mund ti lëmë në formën që janë por mund t’I pesim në kubik )Në një tenxhere apo tigan të thellë shkrijmë gjalpin + vajin dhe fillimisht kaurdisim qepën të grirë hollë sa qa të bëhët transparente pa marrë ngjyrë. Shtojmë më pas mëlçitë në kubik i pëziejmë ato për 2-3 minuta e më pas shtojmë orizin, të cilin e skuqim për 3 min. Shuajmë përbërsit në tigan me verë dhe e lëmë alkolin të avullojë e përziejmë e më pas shtojmë 800 ml ujë të valuar dhe dy kubik magi pule. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi e perziejmë orizin e më pas i lëmë të gjithë përbërësit në tenxhere të ziejnë në temperaturën mesatare për 14 minuta. Pasi fikim zjarrin shtojmë në të pak koper dhe majdanoz, e lëmë pilafin 10-15 minuta të pushojë më pas e servirim të ngrohtë.

Brushull me miell misri, qepë dhe djathë

350 gr miell misri
1 dorë miell gruri
1 lugë çaj pluhur pjekës ( ose sodë buke )
1 lugë çaj kripë
2 vezë
1 gotë kos
1 gotë qumësht
500 gr qepë të njoma
2 tufa kopër
2 tufa majdanoz
Nenexhik
200 gr djathë ose gjizë

Fillimisht pastrojmë qepet i presim ato në unaza ( kryesisht bishtat) shtojmë në të pak kripë dhe i shtypim pak me duar dhe i lëmë mënjëanë më pas i kullojmë. Shtojmë në të majdanoz dhe koperin të grirë + nenexhikun i përziejmë dhe i lëmë mënjëane. Bashkojmë produktet e thata + pluhur pjekës + kripë në një tas. Në një tas më të madh bashkojmë produktet e lëngshme vezë + kos + qumësht + vaj . Shtojmë përbërsit e thatë pak nga pak duke përziejmë në fund. Shtojmë qepet dhe erzat plus djathin i përziejmë më pas i nivelojmë në një tavë me pak vaj të spërkatur me miell në fund. Përsëri spërkasim sipërfaqen me pak vaj dhe pak qumësht i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 220 gradë për 30 minuta.

Eventi që do të ndryshojë jetën tuaj “Rruga drejt suksesit”

Cilët janë hapat që duhet të ndjekim për të filluar një biznes të ri?

Ja pse kur hap një bisnes duhet të jesh i gatshëm të dështosh, të humbasësh para