Të ftuar:
Lira Gjika: Pediatre
Teuta Maçi: Farmaciste
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Patëllxhanë role me djathë dhe sallam
3-4 patellxhanë
2 domate
1 kuti salcë domate
10 feta djathë pice
10 feta sallam
1 qepë
2 thelpinj hudhër
Kripë dhe piper i zi
200 gr djathë i grirë
Pulë në lule sfoliate
Pulë
Sfoljatë
Domate
Hudhra
Qepë
Erza mix
Spec
Krem djathi për servirje
Antipastë me pançetë dhe hurma Arabie
Hurma Arabie
Pançetë
Arra
Djathë i bardhë
Mjaltë për servirje
“Edukimi” me metoda të rrepta dhe shpulla
“Për një muaj durim, gjymtojnë fëmijën gjithë jetën”, mundësia e dytë që prindërit çojnë dëm
Ngritja e zërit është një nga format që prindërit përdorin për të treguar autoritet ndaj fëmijës. Sipas pediatres Lira Gjika, kjo tregon padurimin e prindit dhe siç ajo shpjegon më vonë gjatë programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ngjall te fëmija ndjesinë se po krijon bezdi.
Pediatrja shpjegon se në moshën 0-3 vjeç prindi rijeton këtë periudhë të tij përmes fëmijës. Ky është një afat përgjatë të cilit prindi mund të mësojë të menaxhojë veten, të tregojë durim dhe nevojitet vetëm një muaj që të ndodhin korrigjimet të cilat rregullojnë marrëdhënien me fëmijën.
Ermelinda Ndoja: Ngritja e zërit shumë herë mund të shihet si vendosja e kufirit.
Lira Gjika: Ngritja e zërit është padurim i prindit. I tregon fëmijës që më lodhe, më mërzite, ik tani se më dole tepër, se ne jo vetëm ngremë zërin, por lëvizim edhe me trup.
Ermelinda Ndoja: Është e vërtetë doktoreshë, por është pritshmëria që shumë prindër mund të kenë ngarkesën e ditës, as që diskutohet.
Lira Gjika: Po, është problem i tyre.
Ermelinda Ndoja: Ndonjëherë pason te fëmija dashur, pa dashur.
Lira Gjika: Për një muaj durim, do të vuajnë gjithë jetën. Për një muaj durim, gjymtojnë fëmijën e tyre për gjithë jetën. Nuk ka asgjë të keqe, ti merr, të është dhënë mundësia nga natyra, nga Zoti, si të duan që ti të korrigjosh, të rregullosh disa sjellje, komportime, të menduari të vetes tënde. Në moshën që është fëmija, ne rikujtojmë atë të parikujtueshmen, 0-3 vjeç që ne nuk e rikujtojmë dot, kur rrisim fëmijënështë momenti më i mirë sepse del vetvetiu, hapet sirtari. Po të jetë pak inteligjent njeriu dhe një specialist që e ndihmon në këtë fushë, prandaj është e rëndësishme këshillimorja e fëmijës se të ndihmon të kuptosh etapat e rritjes dhe të korrigjosh sa mund gjërat te vetja jote, në sjelljet e tua, në mënyrën e të menduarit, te mendimi, te mendja jonë mund të rregullojmë ca gjëra, por ne e çojmë dëm këtë, si gjithmonë gjërat i çojmë dëm.
Si ndikon shuplaka tek fëmijët?
“Një shpullë s’të vdes”, Lira Gjika ndan të vërtetën e hidhur për prindërit
Disiplinë, autoritet, prindërim i butë apo shuplakë? Prindërit gjenden përpara udhëkryqeve për të fituar autoritet në sytë e fëmijëve duke zgjedhur mes metodave, ndonëse jo gjithnjë drejt. Thelbi është që metodat nuk janë të barabarta. Disiplinimi i butë fokusohet te një qasje më empatike ndaj fëmijës, ndërsa të tjerat janë më autoritare e deri në ndëshkuese e të dhunshme.
Dikur, por edhe sot, nuk mungon konceptimi që shuplaka shihet si formë edukimi që fëmija mos të përsërisë të njëjtin veprim. Pediatrja Lira Gjika shpjegon në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan dëmin që sjell shuplaka në marrëdhënien prind-fëmijë.
Lira Gjika: Është bërë studimi për një shpullë që ne themi se “një shpullë nuk të vdes”. Është e vërtetë,nuk vdes njeri, por i rrituri në sytë e fëmijës vdes.
Katerina Trungu: Që do të thotë?
Lira Gjika: Që do të thotë është një figurë që s’ia vlen, me të rriturin do të sillesh me dhunë. Ky është një studim që e ka bërë Irlanda, vendet e ulëta, tani nuk mbaj mend se i ngatërroj këto të njëjta, të kundërta, një shtet nuk e mori në konsdieratë dhe shtetet e tjera e morën. Vendet e veriut të Europës e hoqën shpullën dhe kanë rezultate të larta.
Teuta Maçi: Në vendet më të zhvilluara, edhe një shpullë është e ndaluar me ligj.
Lira Gjika: Të hiqet e drejta prindërore.
Teuta Maçi: Është hequr në mënyrë absolute ndërhyrja fizike te fëmija, është e dënueshme. Në çdo moment që do tëshkosh para një institucioni shtetëror, në rast se do të vlerësohet që fëmija është prekur me dorë, fajtor është gjithmonë prindi, edhe për një shpullë.