#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Anjola Hamzaj: Spikere

Uljanova Cali: Artiste parukesh

Flora Xhemani

Arjan Dredhasi: Këngëtar

3 receta nga zonja Vjollca

Supë e shijshme me thjerrëza të kuqe

300 gr thjerrëza të kuqe
1 qepë
2 patate mesatare
4 karrota
5 domate qershi
1 gjethe dafine
0.5 lugë çaj kurkuma
Kripë + piper të zi
1 lugë gjelle gjalp + 2 lugë gjelle vaj ulliri
Bukë të thekur në kubik për servirje

Fillimisht presim qepën në kubik të vegjël, e kaurdisim sa të bëhet transparente e më pas shtojmë patatet dhe karrotat të prera në copëza të vogla + domatatet të prera në gjysma i përziejmë sa të marrin nxehtësinë dhe të ulin pak volumin, shtojmë pak kripë, kurkuma, 1 gjethe dafinë dhe thjerrëzat. I shpërlajmë mirë, i përziejmë dhe shtojmë së fundmi 1.2 litër ujë të ngrohtë ose lëng perimesh apo mishi. I lëmë të gjithë përbërësit të ziejnë për 25-30 min, më pas largojmë dafinën dhe kalojmë supen në blender duke e kthyer atë në krem. E servirim me kubik buke të thekur me vaj ulliri dhe hudhër.

Sallatë me patëllxhanë nga zonja Vjollca

1 kg patëllxhanë
80 gr domate të thata
1 thelpi hudhër
1 filxhan qiqra të gatuara
Majdanoz + kopër
3 speca mix ngjyre ( opsionale )
Vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull
2 lugë gjelle lëng limoni

Pastrojmë patëllxhanët, i presim ato në feta të rrumbullakëta ose shkopinj me gjatësi 3-4 cm. Patëllxhanët i vendosim në ujë me kripë për 15 min më pas i shpërlajmë, i thajmë dhe së bashku me specat, i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. I spërkasim me vaj ulliri dhe i vendosim në furrë në temperaturen 200 gradë për 20 min. Mund ti piqni dhe në zgarë nëse dëshironi. Pasi i pjekim i lëmë të ftohen pak më pas i vendosim në një pjatëancë + qiqrat, domatet e thata. Në një tas vendosim hudhrat e shtypura ose 2 lgj uthull, kripë, pak piper i përziejmë. Shtojmë koper + majdanoz të grirë shumë hollë dhe marinojmë sallatën. E mbulojmë me celefon dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë e më pas e sherbejmë.

Papare me djathë dhe nenexhik

Bukë bajate
Vaj + gjalp
1 lugë çaj nenexhik i thatë
3-4 lugë gjelle ujë ose qumësht
Pak kripë
Djathë të bardhë

Fillimisht copëtojmë buken me duar në copëza ( jo shumë të mëdha ) e bëjmë përshesh. Në një tigan të thellë vendosim pak vaj dhe pak gjalp, pjesën tjetër të gjalpit e lëmë për në fund. Kaurdisim buken ( jo të marrë ngjyrë të errët ) e spërkasim atë me pak ujë duke ulur temperaturen dhe vendosim kapakun që avujt të zbusin buken. Shtojmë nenexhikun dhe vazhdojmë përzierjen në temperature të ulët. Tresim gjalpin e mbetur derisa të marrë ngjyrën e lajthisë dhe e përvëlojmë në fund. E sherbejmë të ngrohtë duke e shoqëruar me 1 gotë çali mali.

Kënaqësia e të qëndruarit në shtëpi në fundjavë

Këshilla për një fundjavë relaksuese dhe pa stres

Çfarë zgjedhin të bëjnë në fundjavë Flora, Arjani, Anjola dhe Uljanova?