Të ftuar:
Alda Bogdani- blogere
Rigers Rusi
Edlina Bano
Natasha Mio
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
3 receta gatimi nga zonja Vjollca
Brinjë qingji e pjekur në furrë
1 kg mish qingji
5 lgj vaj ulliri
1 lgj trumzë
1 lgj kripë dhe piper i zi
Pak piper i kuq
1 lgj qumësht
3 thelpinj hudhër
Gjysmë tufe majdanoz
Patate sipas dëshirës
Vendosim copat e brinjëve të prera ose të paprera dhe marinojmë mishin me vaj ulliri, kripë, trumzë, qumësht dhe 1 thelb hudhër. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. Nëse dëshironi, mund të vendosni dhe 4-5 patate të prera në feta. Mbulojmë mishin me letër pjekje ose alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 50 minuta. Largojmë mishin dhe nëse e dëshironi mishin më të skuqur akoma, mund ta lini pa letër edhe 10 minuta e më pas gjithçka gati për tu shërbyer.
Finok furre me patate dhe ullinj
2 finok të mëdhenj
80 gr ullinj
200 gr domate qershi
3 lgj parmixhanë të grirë (50 gr)
2 lgj bukë të thekur të grirë
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
Rigon
Rozmarinë
Pastrojmë finokun dhe e presim atë në feta. E vendosim në një tas ku do të shtrojmë ullinjtë, domatet e prera në gjysmë. Spërkatim perimet me pak kripë, pipet të zi e vaj ulliri. Shtojmë erëzat rigon e rozmarinë dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit në një tas. Shtojmë parmixhanin, vazhdojmë përzierjen e në fund shtojmë edhe bukën e thekur të grirë. Përziejmë mirë përbërësit dhe i nivelojmë në një tavë xhami. I spërkatim përsëri me pak fare vaj dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë për 15-20 minuta. Në fund e spërkatim me pak kopër dhe e shërbejmë.
Antipastë festive
2 kuti krem djathë bebe
1 fç arra të grira
1 fç kokrra shege
1 tufë kopër
2 lgj mjaltë
Shkopa çibuku (biskotë)
Pastrojmë djathrat nga letra dhe në bazë të tyre vendosim nga një çibuk. Bashkojmë në një tas, shegët, arrat, koprën dhe i përziejmë mirë. Vendosim mjaltin në një tas të cekët dhe lyejmë me mjaltë vetëm një nga sipërfaqet. Më pas e ngjeshim pjesën e lyer në përzierjen me arra e shegë. I vendosim në një pjatë dhe i shërbejmë.
Pastrimet me themel për Vitin e Ri, tradita e vjetër shqiptare
Sekretet e pastrimit me themel për Vitin e Ri
Mënyra më e mirë për të larë parketin me mopa