Të ftuar:
Dr Entela Basha: Neurologe
Eksena Qirici: Psikologe klinke
Entela Cenko: Eksperte ushqimi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Pulë me speca dhe kërpudha
800 gr mish pule
5 lugë gjelle vaj
Kripë + piper të zi
1 lugë çaji piper të kuq
Pak koriandër
1 qepë
4 thelpinj hudhër
400 gr kërpudha
1 spec i kuq
300 gr domate në copa ( të konservuara )
Majdanoz
Fillimisht marinojmë mishin e pulës me vaj + kripë + piper të zi + piper të kuq + koriandër. E lëmë të mbuluar në frigorifer për 30 min e më pas fillojmë të skuqim në një tigan të thellë. Ndërkohë presim qepën në fije të holla. Kur mishi të jetë skuqur shtojmë hudhrat të grira në rende e më pas qepët e prera në fije. I kaurdisim mirë deri sa qepa të bëhët transparente. Shtojmë kërpudhat në feta dhe vazhdojmë përzierjen derisa kërpudhat të ulin volumin ( në temperaturën të lartë ) Presim specin në shiritë dhe e shtojmë në tigan. Vazhdojmë përzierjen e të gjithë përbërësve duke shtuar domatet në copa. I lëmë të gjithë përbërësit të gatuhen për 6-7 min. Në fund e freskojmë recetën me pak majdanoz dhe gati për ta shërbyer me pak pure domate do të shkonte më shumë.
Krepa me kopër dhe djathë
3 vezë
0.5 lugë çaji kripë
300 ml qumësht
200 – 220 gr miell OLA për çdo përdorim
200 ml qumësht ( pra gjithsej 500 ml )
30 gr gjalp
1 tuf kopër
60 gr djathë pice
Vaj ulliri për pjekje
Në një tas vendosim 3 vezë të plota + kripë dhe i përziejmë. Shtojmë 300 ml qumësht dhe vazhdojmë përzierjen duke e situr miellin me qëllim që të marrë ajër. Shtojmë pak nga pak 200 gr miell dhe vazhdojmë përzierjen derisa të formohet një brum i hollë por jo për krep. Shtojmë dhe 200 ml qumësht + 30 gr gjalp të tretur dhe vazhdojmë përzierjen me tel dore. Grimë 1 tuf kopër shumë hollë ( pa kërcellët ) kryesisht vetëm gjethet degët e kopërit dhe e shtojmë në brum. Shtojmë dhe djathin të grirë në rende, e përziejmë mirë. Lyejmë në tigan krepash me pak vaj dhe shtojmë në të 1 garuzhde brum krepash, i pjekim krepat nga 3 minuta nga secila anë e më pas i largojmë, i bëjmë role dhe shërbejmë.
Çfarë është sëmundja e Alzheimerit? Pse ndodh dhe cilat janë simptomat?
Të gjitha pyetjet për alzheimerin
A janë të mjaftueshme ndihmat për pacientët me Alzheimer?