Të ftuar:
Sheki Useini: Mjeshtër i meditimit
Lea Gjoleka: Mësuese joge dhe meditimi
Në skype nga Austria; Amadea Stefa, Mjeshtre e meditimit
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Pulë dhe përshesh me kulaç misri
Makarona kremoze me kungull të verdhë
320 gr makarona
500 gr kungull të verdhë
1 thelpi hudhër
Vaj ulliri
Rozmarinë – sherebel – majdanoz
Parmixhano + krem djathi
Kripë + piper të zi
Fillimisht vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm plus kripë. Në një tigan të thellë ngrohim vajin plus hudhren të grirë hollë plus pak kripë. Shtojmë kungullin të pastruar dhe të prerë në kubik me brinjë 1 cm. Kaurdisim kungullin duke shtuar në të dhe erëzat e grira hollë shtojmë makaronat në tenxhere me ujë të valuar dhe i ziejmë ato për 4 minuta më pak se koha e duhur. Në tigan me kungujt shtojmë herë pas here nga një garuzhde lëng makaronash. Kullojmë makaronat i shtojmë në tigan me kungull makaronat dhe përsëri shtojmë një lëng makaronash duke plotësuar minutazhin e makaronave. Të gatuhen së bashku me kungujt në fund shtojmë parmixhanon e grirë hollë dhe kremin e djathit. I përziejmë dhe kur makaronat të nxjerrin trajten kremoze i shërbejmë të ngrohta.
Si ndikon meditimi në shëndetin tonë?
Meditimi, ilaçi kundër stresit dhe depresionit
Quiz/ Loja telefonike