Të ftuar:

Stefi Prifti: Këngëtar

Lajla Përnaska: Politikane

Marsida Duli: Mjeke/ Pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë

Erilanda Bakalli: Instruktore palestre

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Spinaq furre me erëza, gjizë dhe vezë

500 gr spinaq
1 qepë të thatë
4-5 qepë të njoma
1 spec i kuq
2 thelpinj hudhra
Kripë + piper të zi + arrë moskat
200 gr gjizë pa kripë
1 tuf kopër
1 tuf majdanoz
6 kokërr vezë
1 gotë qumësht
2 lugë gjelle bukë të thekur ( të grirë )
100 gr djathë që shkrinë ( opsionale )

Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim qepën të grirë hollë dhe qepët e njoma të prera po hollë në unaza. I kaurdisim ato sa të ulin volumin e më pas shtojmë specin të prerë në kubikë. I kaudisim për 3 minuta e më pas shtojmë spinaqin dhe vazhdojmë përziejen derisa spinaqi të ulë volumin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Në një tas rrahim 6 vezët. Shtojmë në të 1 gotë qumësht + kripë +. Lyejmë në tavë me vaj dhe e pudrosim atë me bukë të thekur të grirë.

Largojmë tiganin nga zjarri dhe shtojmë në të gjize + kopër + majdanoz + 1 lugë gjellë bukë të thekur të grirë e nivelojmë atë në tepsi e më pas shtojmë qumështin me vezët e përziera. Në fund mund të shtojmë në sipërfaqe të tavës pak djathë që shkrin (opsionale). Vendosim tavën në furrë duke e mbuluar në letër alumini në temperaturën 180 gradë për 20 minuta. Më pas largojmë letrën duke e lënë për 10 minuta të tjera. Më pas e shërbejmë.

Rizoto me lakër të kuqe

320 gr oriz Carnaroli
300 gr lakër të kuqe
Vaj ulliri
Pak presh ose 1 qepë të vogël
1 litër lëng perimesh
100 ml verë të bardhë
Kripë + piper të zi
30 gr gjalp
60 gr parmixhano të grirë

Pastrojmë lakren dhe e presim atë në fije të holla. Në një tigan ngrohim vajin dhe shtojmë preshin ose qepën dhe e kaurdisim atë derisa të zbutet ( por jo të marrë ngjyrë ) Shtojmë lakrën e prerë në fije dhe e kaurdisim atë me preshin sa të ulët lakra volumin. Shtojmë pak lëng perimesh dhe e lëmë të ziejë. Ndërkohë në një tigan pa yndyrë kaurdisim orizin sa të ngrohet e më pas e shtojmë atë në tigan me perime. I përziejmë të gjithë përbërësit sëbashku dhe i shuajmë me verë të bardhë + kripë + piper të zi. E lëmë verën të avullojë alkolin e më pas fillojmë të shtojmë pak nga pak lëng perimesh duke e lënë të avullojë lëngun, e më pas shtojmë përsëri në fund gjalpin. E përziejmë në fund. Shtojmë parmixhanon e grirë, e përziejmë sa të shkrijë dhe servirim rizoton.

Të rinj me çdo çmim

Të jetuarit shëndetshëm dhe si të kemi një stil të mirë të jetës në çdo moshë?

Si ndikon stresi në plakjen e njeriut?

Doli sërish në publik pas fatkeqësisë, Stefi Prifti rrëfen përballjen: Emocioni s’ishte natyral

Stresi konsiderohet si një nga faktorët që ndikon në shëndet. Në rastet kur ndihemi të stresuar,  mund të reflektohet edhe në aspektin fizik, një përvojë që Stefi Prifti e ka përjetuar. Ai ndan në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan një rrëfim të shkurtër për një periudhë të vështirë të jetës së tij kur vendosi të shfaqej sërish në publik.

Ai ishte i pranishëm në një event të madh muzikor dhe ndiente emocione që i përshkruan si jo të natyrshme. Në ndihmë i erdhi një prej kolegëve, Eugent Bushpepa.

Stefi Prifti: Një periudhë shumë e vështirë e jetës sime, para 10 ose 8 vjetësh, kur unë pasi më ndodhi një fatkeqësi e madhe, gjeta kurajën për të dalë përsëri në publik, sidomos në këto festivalet kombëtare. Emocioni që kam pasur në dy raste nuk ka qenë emocion natyral. Ka qenë emocion i mbingarkuar nga shkaqe të tjera, por për fat të mirë më ndihmoi, nuk e di, më ndihmoi Zoti, përgatitja ime, ndoshta përvoja që nuk çedova në asnjë rast. Por ajo që kam vuajtur, qoftë një javë përpara se të dilja në skenën e Pallatit të Kongreseve sepse premierat janë gjithmonë aktivitetet më stresante, më emocionale dhe më të vështira se kur punon në një lokal nate, përsëri ke një lloj emocioni, por nuk ka të bëjë fare me këto lloj nivelesh. Më kanë pyetur edhe kolegë, i thashë edhe Eugent Bushpepës mos gabohem, ishim konkurrentë, i thashë si ndihesh? “Edhe unë kam  shumë stres”, tha dhe më tha “pi këtë”, më dha një hape domethënë, për herë të parë në jetën time kam pirë një qetësues që më dha Eugenti.