14 janari është përcaktuar nga Meta për heqjen e filtrave të Instagram-it. Ndërkohë prej disa kohësh është vënë re përdorimi më i paktë i tyre ose përzgjedhja e filtrave që nuk tregojnë një pamje plastike, kujdesi më i mirë për veten dhe largimi nga trendet e ndërhyrjeve për t’u dukur si një personazh i famshëm.
Ndërhyrjet estetike po kryhen në trajtë të tillë që të theksojnë tiparet e pacientit dhe të eliminojnë ‘papërsosmëritë’ që ata dëshirojnë, por pa ndryshime rrënjësore. Laura Xhaxhiu, specialistja e njohur e face yoga-s ka një qasje tjetër. Për të, forma më e mirë është kujdesi dhe kurimi ndaj vetes pa nevojën e domosdoshme të bisturisë apo shiringës.
Madje ajo tregon se në prapaskenën e programit “Rudina” në Tv Klan, kirurgia plastike Senera Hoxha e kishte përgëzuar për pamjen e saj që vjen si rezultat i ushtrimeve që bën për fytyrën. Laura shprehet se ky kujdes e fuqizon sepse nuk i ndien fare vitet, të cilat nuk ka frikë t’i zbulojë por janë kaq të vështira për t’u besuar kur sheh lëkurën e saj.
Laura Xhaxhiu: Sekretet e face yoga-s, nëse do t’i quajmë sekrete, është diçka natyrale, është fizkulturë si pjesa tjetër e trupit dhe në qoftë se ne…domethënë unë kam zgjedhur këtë pjesë, sa të bëj injeksione, unë punoj 10 minuta me muskulaturën e fytyrës sime dhe po diskutoja me Senerën…
Senera Hoxha: Ende është natyrale.
Rudina Magjistari: Senera ti beson te face yoga?
Senera Hoxha: Unë besoj te face yoga, sigurisht.
Laura Xhaxhiu: Është mjeke, normale që beson.
Senera Hoxha: Ka një shkencë pas këtyre ushtrimeve.
Laura Xhaxhiu: Unë ndihem mirë me veten dhe madje Senera më tha sot “Laura, ti vazhdon pa Botox?”
Senera Hoxha: Dhe i thashë komplimente, sinqerisht.
Laura Xhaxhiu: Jemi të dyja për bukurinë, por në dy kahe të ndryshme dhe unë besoj fort ose çfarë më pëlqen mua? Mua më pëlqen të merrem me veten. Mua më pëlqen që në mëngjes të ngrihem dhe 10 minuta të bëj diçka për veten përpara se të iki në punë. Pra t’i kushtoj minuta vetes sepse aty e ndiej që jam unë, aty e ndiej që fytyra ime është në duart e mia, nuk është në dorën vetëm të doktoreshës. Unë te doktoresha mund të shkoj të bëj trajtime të tjera, të pastroj fytyrën, të bëj ‘peeling’ etj, por unë këtë gjë dua ta kem vetë. Pse? E para sepse më fuqizon, ndihem mirë në çdo moshë. Nuk e dija unë që në moshën 56-vjeçare, sinqerisht do ta kisha këtë lloj komoditeti me fytyrën time. Unë gjtihmonë e kam pasur frikë moshën kur nuuk dija se ç’bëhej. Ato para që janë pafund që unë do të duhej të paguaja siç kam paguar këtu e 10 vite përpara për Botox-in, ia jap vetes një drekë, një darkë, një udhëtim./tvklan.al