Meghan Trainor ka zbuluar planet e saj për ndërhyrjet estetike.
Në podcast-in e saj “Workin’ on Upgrades”, këngëtarja e njohur tha: “Do të bëj gjoksin”. Më pas ajo nisi të shpjegonte arsyen pas vendimit për ngritjen e gjoksit: “Gjinjtë e mi ishin plot qumësht, më pas bosh dhe më pas plot me qumësht e tani janë bosh. U zmadhuan, u zvogëluan, u zmadhuan, u zvogëluan”, tha nëna e dy fëmijëve. “Humba disa peshë dhe kam disa qese të varura në vend të gjinjve”.
Këngëtarja tha se kjo do të ndikojë edhe në veshjet e saj të koncerteve. Së fundmi, ajo sapo përmbylli turneun Timeless Tour.




“Ajo që është vërtet e vështirë është të provosh veshje fantastike për turneun dhe koncertet e ardhshme. Duhet të vesh reçipeta me sa më shumë suport dhe kjo mund ta shëmtojë veshjen”.
Këngëtarja shtoi se prej vitesh ka thënë “s’më pritet sa të bëj gjoksin”, çka e konfirmoi edhe vëllai i saj, i pranishëm në podcast duke u shprehur: “Po, e ke thënë qëkur ke qenë 16 vjeçe, s’është diçka e re”.
“E kam dashur këtë gjithë jetën. Do të kem gjinj që nuk bien në tokë dhe është shumë e rëndësishme”, shtoi këngëtarja duke sqaruar se gjinjtë e saj do të jenë “të vegjël”, por kjo do të ndikojë në vetëbesimin e saj.
“Do të bëj vetëm një ngritje të gjoksit. Ndoshta një implant të vogël që të duken që janë gjinj sepse për momentin, s’janë. Por i dua, e dua trupin tim dhe e kam dashur këtë gjë prej vitesh”./tvklan.al