Të ftuar:

Mirdaim Axhami – pedagog

Idi Daka – drejtoreshë shitjesh dhe marketingu

Zak Topuzi – kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit

Alberta Zani – eksperte turizmi

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Gulash hungarez

700 gr mish viçi ( tul )
80 gr pançetë
2 qepë
1 spec jeshil
2 lugë çaji piper të kuq
1 kub Magi ( mish viçi )
2 domate
Kripë + piper të zi
1 gjethe dafine
1.2 litër ujë

Në një tenxhere të thellë kaurdisim pa yndyrë 80 gram pançetë të prerë në shirita. Shtojmë dy qepë të prera në kubikë të vegjël, i kaurdisim mirë së bashku pançetën me qepën. Shtojmë një spec jeshil të prerë në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen me të gjithë përbërësit së bashku. Shtojmë dy thelpinj hudhër të grirë imët dhe vazhdojmë përzjerjen.

Presim mishin në kubikë të mëdhenj dhe e shtojmë në tenxhere dhe vazhdojmë përzierjen derisa mishi të ndryshojë ngjyrë, shtojmë piperin e kuq,një kub Maggi plus dy domate të prera në kubik të vegjël pa lëkurë + kripë, piper të zi, një gjethe dafinë. Shtojmë uje baraz me nivelin e mishit. Vendosim kapakun dhe e lëmë mishin të ziejë në temperaturën mesatare për 1 ore. Pas zierjes mishi duhet të ketë mbetur në lëng në trajtën e një salce. Këtë recetë e shoqërojme me pak patate, me pure patateje ose patate të skuqura.

Trahana me tërshërë

1 lugë gjelle trahana
Pak vaj + 1 lugë çaji gjalpë
1 gotë ujë ( 220 ml)
Një majë kripë
2 lugë gjelle tërshërë
1 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë
30 gr djathë dhie

Fillimisht në një tigan salce shkrimë pak gjalpë me pak vaj ulliri kaurdisim trahananë për 2 min, më pas shtojmë ujin dhe kripën e lëmë të ziej duke e përzierë vazhdimisht derisa vlon, shtojmë tërshërën. E përziejmë dhe e lëmë të valojë për 7-10 min por në temperaturë të ulët. E servirim në pjatë duke i shtuar vaj ulliri dhe gjalpë të tretur. Në fund shtojmë dhe thërrimet e djathit. E shërbejmë të ngrohtë.

Siguria e plazheve dhe shërbimeve, pikat e forta të turizmit shqiptar?

Si ka ndryshuar cilësia e shërbimit dhe menaxhimit të hotelerive ndër vite?