Më rikonstruksionin dhe rritjen e kapaciteteve në nënstacionin elektrik, Tirana 1, pranë Zogut të Zi rreth 25 mijë banorë dhe biznese do të kenë një cilësi më të mirë furnizimi me energji elektrike. Fuqizimi i rrjetit është në fokusin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Të gjitha nënstacionet që po rikonstruktohen do t’i përgjigjen qëllimit tonë kryesor që është ofrimi i një shërbimi cilësor”, u shpreh Balluku.
Të tilla investime, sipas Zv/kryeministres Belinda Balluku ndihmojnë edhe në qëllimin e uljes së humbjeve teknike. Me uljen e çmimit të energjisë elektrike në 8.5 Lekë për kilovat orë për konsumatorët familjarë që harxhojnë deri në 700 kilovat orë energji në muaj nga 1 Shkurti, Balluku ka një thirrje: Nxitje të konsumojnë më pak.
Balluku rikujtoi edhe aplikimet për panelet diellore për ngrohjen e ujit për konsumatorët familjare që do të nisin më 24 Shkurt.
Tv Klan