Recetat e ditës
Eskallop me salcë gorgonzola
600 gr fileto viçi me feta ( të holla )
1 lugë gjelle gjalp
Pak miell për pudrosjen e mishit
1/2 gotë verë të bardhë
Kripë + piper të zi
150 gr djathë gorgonzola
150 ml qumësht
Pak hudhër pluhur
Fillimisht shtypim me një çekiç fetat e mishit, i pudrosim shumë lehtë me miell. Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe vendosim fetat e mishit duke i lënë ato sa të ndryshojnë ngjyrë ( të zverdhur ) nga njëra anë i kthejmë nga ana tjetër. I skuqim me pak verë dhe i lëmë derisa alkoli të avullojë + kripë + piper të zi. Largojmë copëzat e mishit dhe i lëmë menjanë. Në po atë tigan shtojmë djathin gorgonzola duke e shtypur me pirun. Shtojmë qumështin duke e përzierë vazhdimisht derisa djathi të shkrijë + pak hudhër pluhur. Vendosim copat e mishit i lëmë të marrim një valë të lehtë fikim zjarrin dhe gati për ta shërbyer.
Akullore me kajsi
400 gr krem pana
1 kuti qumësht të kondensuar
1 kuti komposto kajsi
Fillimisht hapim kutinë e kompostos dhe pak nga lëngu i saj i kalojmë në një blender duke e kthyer në pure. Rrahim panen derisa të krijohet një masë por jo e fortë. Shtojmë qumështin e kondensuar dhe vazhdojmë përzierjen me spatul, në fund shtojmë dhe purenë me kajsi dhe e përziejmë derisa të marrë trajtën homogjene. E vendosim në një enë, e mbulojmë dhe e vendosim në akull për 4 orë.
Chrysanthi Kalogeri: Çfarë thonë yjet për secilën shenjë për stinën e verës?
Parashikimi i verës nga Chrysanthi Kalogeri
Katerina Trungu mami për herë të dytë: Jam e realizuar, djemtë kanë njëri-tjetrin
/tvklan.al