#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Ardi Borova

Mirilda Tili: Gazetare

Ariana Maçi: Mësuese

Doklea Hadërgjonaj: Psikologe

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Receta më e shijshme me patate dhe vezë në furrë

5-6 patate mesatare
Kripë + piper të zi
1 lugë kafe piper të kuq
1 lugë çaj hudhër pluhur
Vaj ulliri

-Salca

4 vezë
200 gr krem kosi
5-6 qepë të njoma
8 domate qershi
Kripë
Sallamin fix që preferoni, suxhuk ose si qëmoti
100 gr djathë kaçkavall që shkrinë
Majdanoz

Qerojme patatet dhe i presim ato në rrathë jo shumë të trashë, i vendosim në një tepsi mesatare ku i marinojmë me kripë +piper të zi+piper të kuq +hudhër pluhur. Shtojmë 4 lugë gjelle vaj ulliri i përzjejmë më pas i pjekim në furrë për 20 minuta në temperaturën 200 gradë. Ndërkohë në një tas përzjejmë 4 kokrra vezë,shtojmë kremin e kosit (schumand ) vazhdojmë përzjerjen shtojmë qepet e njoma të prera hollë në unaza plus domate të prera në kubik të vegjel + kripë dhe i përzjejme të gjithe përbëresit në tas. Nëse keni kjo është opsionale mund të shtoni sallam të prerë në feta te hollë në sipërfaqe. Nxjerrim patatet nga furra dhe shtojmë salcën të përgaditur në tas. Vendosim në sipërfaqe feta të holla me sallam ose suxhuk. Mbulojmë sipërfaqen e taves me djathë të grirë dhe vazhdojmë të vendosim përsëri në temperaturën 180 gradë për 15-20 minuta te tjera. Në fund e spërkasim me pak majdanoz.

Supë brokoli me perime

250 gr brokoli
2 karrota ( të grira në rende )
2 patate ( mesatare në kubik )
1 presh ( vetëm pjesa e bardhë )
1 thelpinj hudhër
150 gr qiqra ( të gatuara )
Vaj ulliri
Lëng perimesh, 500 ml
Kripë + piper të zi
4 lugë supë parmixhano të grirë

Pastrojmë perimet brokolin në boce të vogëla. Karrotat i grimë në rende, patatet i qerojmë dhe i presim në kubik të vegjel. Presim preshin sa më imët hudhrën e grimë hollë. Shpërlajmë qiqrat dhe i lëmë mënjëanë. Në një tenxhere të thellë ngrohim vaij ulliri dhe shtojmë në texhere hudhrën+preshin+patatet në kubik +karroten në rende+brokolin i përzjejmë mirë të gjithë përbërsit shtojmë lëngun e perimeve në minimum baraz me perimet. Shtojmë qiqrat dhe i lëmë të gjithë perimet të zjejnë në 20 minuta. Më pas kalojmë vetem 1.5 garuzhe nga perimet e supës në blender e shtojmë përsëri në supë për ta rregulluar. Kosistencen e supës e shërbejmë të ngrohtë parmigiano të grirë dhe pak vaj ulliri.

Si t’i ndihmojmë adoleshentët të kuptojnë më mirë emocionet e tyre?

Psikologia: Është normale që adoleshentët të dashurojnë që 13 vjeç

Habit telefonuesja: Nipi 14 vjeç më tha “jam i dashuruar, dua të martohem”