#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Te ftuar:

Erisa Dragoshi: Këngëtare

Në skype: Chrysanthi Kalogeri – Astrologe

2 receta nga Znj.Vjollca

Petulla të fshira të mbushura me djathë


Brumi

2 gota ujë
2 lugë gjelle vaj
Pak kripë
1.5 gotë miell

-Mbushja

Djathë ose gjizë
4 lugë gjelle majdanoz i grirë
Piper të zi
Gjalp për lyerjen e petullave

Në një tas vendosim ujin + vajin + kripë + miell, i përziejmë derisa të na formohet një brum i hollë si ai i krepave. Vendosim një tigan krepa të ngrohet e lyejmë atë me pak vaj ose gjalp, shtojmë në tigan një garuzhde brum dhe kur shohim që krepat fillojnë të piqen vendosim në gjysmën e krepit djathë të thërmuar. Përziejmë me majdanoz palosim gjysmën e krepit dhe i kthejmë krepin e mbushur nga ana tjetër derisa të zverdhet. E lyejmë sipërfaqen e petullës me gjalp dhe gati për ta shërbyer.

Fileto pule me salcë dhe djathë


600 gr fileto pule
400 gr domate
120 gr mozzarela
15 gr ( 1 lugë gjelle ) kaper
1 thelpi hudhër
Pak rigon të thatë
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë + piper të zi
Opsionale pak pesto xhenoveze

Fillimisht në një tigan ngrohim vajin + 1 thelpi hudhër + kaperin të shpërlarë mirë dhe të grirë imët. I kaurdisim për 1 min e më pas shtojmë domatet të grira në blender e të kthyera në pure. I përziejmë mirë dhe lëmë salcën të gatuhet për 10 min, shtojmë pak kripë + piper të zi, largojmë hudhren. Ndërkohë presim gjoksin e pulës në feta shumë të holla, ngrohim vajin në tigan dhe i skuqim ato nga dy anët derisa të zverdhen duke i spërkatur që në fillim me kripë dhe piper të zi + rigon. Më pas vendosim copat e pulës me salcën që ka zierë, mbulojmë mishin me salcë. Presim mozzarelen në kubik dhe e vendosim atë mbi cdo copë mishi. Për nje shije më të mirë mund të shtoni në cdo copë një maje pesto xhenoveze para se të vendosim mozzarelen. Kjo është opsionale. Vendosim tiganin në furrë në tempëraturën 180 gradë vetëm 5-8 minuta e më pas e shërbejmë të ngrohtë.

Do surprizoheni, ja çfarë kanë parashikuar yjet për 12 shenjat e zodiakut

Maji vjen me lajme të mira, përmirësim i klimës planetare, përfitoni në jetën personale e financiare

Quiz/ Loja telefonike