#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Të ftuar:
Arben Derhemi– aktor
Leonard Bombaj– aktor
Gazmend Agai– gazetar
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Pulë me roshnica
1,2 kg pulë tik tik
2 lgj gjalpë
3 lgj vaj ulliri
1 qepë mesatare
1 gotë e gjysmë uji roshnica
2 lgj pure domate
4,5 gota uji lëng pule
Kripë dhe piper i zi
1 lç nenexhik të thatë
Pastrojmë pulën, e presim atë në copa e më pas e vendosim në një tenxhere me pak vaj dhe gjalpë. E skuqim mishin sa të zverdhet e më pas shtojmë në të ujë të nxehtë sa të mbulojmë mishin. E lëmë të ziejë për 10-15 minuta e më pas transferojmë mishin në një tavë. Vendosim pak cifla gjalpi në mish dhe 1 filxhan kafe lëng pule. E vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 20 minuta. Ndërkohë rosnicat mund të gatuhen edhe pa qepë si pilafi. Kaurdisim pak qepën sa të zverdhet pak, e shtojmë qepën tek lëngu i pulës të ziejë pak. Kaurdisim rosnicat me pak gjalpë dhe vaj deri sa të zverdhen. Shtojmë në 1 gotë e gjysmë rosnica, 4 gota e gjysmë ujë. Pra raporti është 1 masë rosnica, 3 masa lëng pule. Lëmë rosnicat të ziejnë për 10 minuta duke rregulluar shijen me kripë, piper të zi e nenexhik. Mund të përfundojmë zierjen në tenxhere, por mund të vendosim rosnicat në tavë me mish dhe për 5-7 minuta në furrë dhe i shërbejmë.
Ëmbëlsirë me krem kungulli
800 gr tul kungulli të verdhë
1 gotë e gjysmë sheqer
Për kremin
1 litër qumësht
2 lgj niseshte
2 lgj miell
Vanilje
1 gotë të vogël sheqer (150 ml)
1 lgj gjalpë
150 gr arra ose fistikë
Qërojmë kungullin nga lëkura, e presim atë në kubikë dhe e vendosim në një tenxhere. Shtojmë 1 gotë e gjysmë sheqer, e mbulojmë dhe e lëmë mënjanë për 2-3 orë deri sa kungulli lëshon lëng dhe sheqeri shkrin. Në atë lëng që ka nxjerrë e vendosim në zjarr mesatar dhe e lëmë të ziejë deri sa kungulli të zbutet si llokum. Ndërkohë vendosim kungullin të ngrohet. Tresim në një gotë qumësht të ftohtë niseshtenë, sheqerin, miellin. I përziejmë mirë me qumështin e ftohtë e më pas e përziejmë me qumështin e ngrohtë deri sa të trashet e të ziejë. Fikim zjarrin, shtojmë vaniljen, gjalpin dhe e përziejmë. Thërrmojmë arrat. Në tasat e ëmbëlsirës fillimisht vendosim 1 lugë gjelle tul kungulli të gatuar. E spërkatim me arra të grira. E mbulojmë me krem dhe përsëri vendosim në sipërfaqe të tasit 1 lugë gjelle tul kungulli, të spërkatur përsëri me arra ose fistikë. I ftohim ëmbëlsirat e më pas i shërbejmë.
Rikthehet “Njerëz dhe fate”, Arben Derhemi: Po bëhemi gati për 3-shin
Pse na pëlqejnë kaq shumë filmat shqiptarë?
Këmbët e dhisë bëjnë fituese telefonuesen