#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Blerina Petrela

Eksena Qirici

Klodian Murat

2 receta nga Znj.Vjollca

Lazanjë me mish të grirë

1/2 pako me peta lazanje
500 gr mish të grirë
1 qepë
1 karrotë
1 degë selino
1 gotë verë të bardhë (150 ml)
350 gr pure domate e freskët
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
200 gr djathë i verdhë
80 gr djathë parmixhan

Beshameli
50 gr gjalpë
50 gr miell
500 ml qumësht
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat
Fillimisht në një tigan me 4 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën, karrotën, selinonë e grirë shumë hollë dhe i lëmë të gatuhen për 3 minuta duke i përzierë vazhdimisht. Shtojmë mishin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa mishi të fillojë të thërrmohet. E shuajmë me verë dhe e lëmë disa minuta deri sa të avullojë alkooli i verës.

Shtojmë purenë e domates dhe i lëmë përbërësit në tigan të gatuhen për 10 minuta. Shtojmë kripë dhe piper të zi.

Ndërkohë përgatisim beshamelin, shkrijmë gjalpin dhe përziejmë miellin deri sa të fillojë të zverdhet. E shuajmë me qumësht dhe e përziejmë vazhdimisht deri sa beshameli të trashet dhe të valojë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe arrë moskat. Në tepsinë që do të përgatisim lazanjën, nivelojmë në bazë 3 lugë gjelle beshamel dhe mbi to vendosim petat e lazanjës. Mbi to vendosim mishin e grirë me salcën duke i spërkatur në sipërfaqe me djathë dhe pak beshamel. Vendosim mbi to petat përsëri dhe vazhdojmë si më sipër deri në përfundimin e mishit. Në fund vendosim petën të cilën e mbulojmë me pak fare mish, beshamel e parmixhanë. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta.

Kërpudha të pjekura me djathë

300 gr kërpudha
1 qepë
1 spec i kuq
2 speca jeshil
2 thelpinj hudhra
Kripë dhe piper i zi
Piper i kuq
Kerri
1 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle vaj
4 lugë gjelle djathë çedar

Në një tigan shkrijmë gjalpë dhe vaj. Shtojmë qepën të prerë në fije dhe e kaurdisim sa të zbutet. Shtojmë kërpudhat në feta, i përziejmë sa të ulin volumin e më pas shtojmë specat në shirita, kripë dhe piper të zi, kerri, piper të kuq. I përziejmë dhe në fund shtojmë djathin e grirë në rende. E mbulojmë me kapak sa djathi të shkrijë e më pas gati për ta shërbyer.

Përfitimet e të jetuarit afër natyrës, të mirat që po i bëjmë vetes

Univers City, kompleksi “qytet” brenda Tiranës me hapësira të gjelbra dhe rekreative

“Si pa mjekër”, Klodi e bën sërish për kastile

/tvklan.al