Të ftuar:

Nora Malaj – pedagoge

Merita Rexha Tërshana – pianiste, pedagoge

Nailir Piri

Blerina Bajko

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Lakror me pulë dhe oriz, tradita çame

Brumi

450 gr miell

200 ml ujë të vakur

1 lgj vaj ulliri

1 lgj uthull

Kripë

Mbushja e lakrorit

1 pulë mesatare Tik tik

2 qepë

2 gota oriz

1 fç vaj ulliri

1 lç nenexhik ose kopër + majdanoz

2 vezë

4 gota e gjysmë lëng pule të zier

Në një tepsi përziejmë përbërësit e brumit mielli, kripë, vaj, ujë dhe formojmë një brumë të lidhur e ndajmë në 3-4 kulaçë të plotë dhe e lëmë brumin të vijë mbuluar me picetën për 20-25 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën sat ë zverdhet pak po ashtu dhe copat e pulës në një tigan tjetër I bashkojmë në një tenxhere shtojmë ujë të valuar dhe e lëmë të ziejnë për 30 minuta dhe kripë. Ndërkohë shpëlajmë orizin dhe e lëmë 10-15 minuta në leujë të ngrohtë. Hapim petët 3 copë dhe I vendosim në një tepsi të lyer me vaj duke I spërkatur në cdo petë me vaj ulliri.

Kullojmë orizin e vendosim në një tas shtojmë në të 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe nenexhik. Shpërndajmë orizin në të gjtihë sipërfaqen dhe vendosim copat e pulës në formë rrethore në anët e tepsisë duke e lënë qëndroren vetëm me oriz, Mbulojmë copat e pulës me anët e petëve,spërkatim në sipërfaqe me vaj vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në 200 gradë Celsius për 5-7 minuta. Më pas e nxjerrim nga furra dhe shtojmë 3 gota e gjysëm nga lëngu I pulës e vendosim tavën në furrë për 15 minuta e nxjerrim ëm pas ndërkohë kemi rrahur 2 vezë dhe ½ gotë lëng pule dhe e perziejmë me vezët, shtpjmë në qendër të lakrorit e vendpsim përsëri në furrë dhe për 15 minuta të tjera dhe gjtihcka gati për tu servirur.

Komposto me mollë

500 gr mollë

120 gr sheqer

1 fk verë

1 shkop kanellë

1 litër ujë

1 lgj lëng limoni

Lajmë mollët dhe më pas i qërojmë ato. I presim në gjysma, i pastrojmë farat e më pas çdo gjysëm molle mund ta presim në feta si të portokallit. Pasi të pastrojmë mollët, i vendosim në një enë me ujë dhe lëng limoni me qëllim që të mos na nxihen.

Vendosim në zjarr njl tenxhere me një litër ujë për të valuar dhe sapo uji të valojë, shtojmë në të lëkurën, farat dhe gjithçka që qëruam nga mollët. Të gjitha këto i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Më pas lëngu kullohet në sitë. Lëngut të pastër, i shtojmë sheqerin dhe e vendosim përsëri në zjarr deri sa të marrë valë. Shtojmë fetat e mollëve, kanellë ose karafil. I lëmë të ziejnë për 3-5 minuta në varësi të mollëve sa të buta janë. Largojmë tenxheren me komposto. E lëmë të ftohet dhe në fund për një shije akoma më të mirë. I shtojmë një filxhan verë të kuqe të ëmbël.

A është kthyer mirësjellja në një “defekt” në shoqërinë ku jetojmë?

E përlotur, Katerina Trungu shprehet me pikëllim: Më ka ndodhur kushedi sa herë…

Mirënjohja është një prej vlerave që tregohet me fjalë të thjeshta apo gjeste të vogla për të nisur një rreth mirësie e bujarie që shkon përtej shprehjes “faleminderit”. Jeta e përditshme bazohet në marrëdhëniet njerëzore ku vlera si mirënjohja janë themel për të qenë më vigjilentë, më të ndjeshëm dhe më të pranishëm.

Por ndërsa ndalemi te jeta e përditshme, shohim një mbizotërim të ndjenjave negative dhe të të shprehurit të ashpër, një shkëputje nga vetja që më pas reflektohet në shkallë të gjerë me pyetjen: “Si erdhëm në këtë pikë?”

Katerina Trungu, moderatorja e emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndau një prej shembujve më të shpeshtë të humbjes së mirënjohjes, mirësisë dhe trajtimit të të tjerëve me respekt. E përlotur, ajo u përqendrua te një prej grupmoshave delikate të shoqërisë dhe trajtimin e tyre nga të rinjtë.

Katerina Trungu: E di ç’më bën përshtypje një gjë dhe që s’më pëlqen realisht fare dhe do të doja që me aq zë sa kam, ta shfrytëzoj këtë hapësirë… djemtë e rinj në trafik, kanë një mungesë të theksuar edukate ndaj burrave në moshë që është e turpshme.

Merita Rexha Tërshana: Ka gjë më të shëmtuar?

Katerina Trungu: Më ka ndodhur jo një herë, por kushedi sa herë që burra të moshuar ose kanë qenë në  timon në makina ose motorr, varet dhe këta që iu kthehen me një gjuhë të shëmtuar, të neveritshme, që iu bërtasin, iu ulërasin sikur ai të jetë..  edhe fëmijë të jetë, nuk mund të flasësh në atë formë, jo më të jetë babai yt në moshë. Më ka ndodhur kushedi sa herë dhe tani që e them, pikëllohem si mund t’i flasësh një njeriu të moshuar në atë formë? Mua kjo më vërteton që ne kemi në thelb, mungesë shumë të theksuar edukate dhe respekti.

Si mund të jesh i sjellshëm, pa u dukur si i dobët