Të ftuar:

Chrysanthi Kalogeri – Astrologe

Olti Shulla – Make-up artist

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Makarona me brokoli dhe pulë

250 gr makarona (sipas preferencës tuaj)

400 gr fileto pule

1 qepë mesatare

150 gr krem djathi

1 brokoli rreth 500 gr

Kripë + piper të zi + pak piper të kuq

Vaj ulliri

300 ml lëng pule

Pastrojmë mishin dhe e presim atë në kubikë mesatar dhe e marinojmë me kripë + piper të kuq. Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim mishin derisa të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë qepën të grirë imët në kubik të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku derisa qepa të bëhet transparente. Shtojmë 300 ml lëng pule dhe lëmë qepën dhe mishin të ziejë për 10 min. Ndërkohë në një tenxhere me ujë të bollshëm ziejmë makaronat me 1 lugë çaji kripë për 10 min, 2-3 min më pak se minutazhi i shkruar në etiketë. Pasi të kalojë 6-7 minuta nga zierja shtojmë brokolin të prerë në boca të vogla. Ndërkohë në tigan me mish dhe qepë shtojmë kremin e djathit, kullojmë makaronat me brokolin dhe i shtojmë në tigan me mish duke shtuar dhe pak lëng nga zierja e makaronave. I përziejmë së bashku për 2-3 minuta e më pas i shërbejmë të ngrohta.

Petulla me mollë

2-3 mollë

150 ml qumësht

1 vezë (mesatare)

120 gr miell

1 lugë gjelle sheqer

0.5 lugë çaji kanellë

1 lugë kafe pluhur pjekës

Vaj për skuqje

Mjaltë për servirje ose qumësht të kondensuar

Qërojmë mollët dhe i presim ato në feta rrumbullake me trashësi 0.5 cm. Largojmë pjesën e farave me një formë rrethore. Në një tas përgatisim brumin me qumështin + vezën + miellin + sheqerin + kanellën + pluhurin pjekës, i përziejmë mirë derisa të formohet një brum i rrjedhshëm nga lëngu. Ngrohim vajin në tigan e më pas lyejmë mirë fetat me mollë dhe i skuqim mirë nga të dyja anët. I vendosim në një pjatë në letër kuzhine e pasi të jenë ftohur pak i servirim me mjaltë ose me pak qumësht të kondensuar.

Java e parë e marsit/Shanse dhe mundësi të reja për realizimin e qëllimeve

Si do të ndikojnë aspektet astrologjike tek secila shenjë nga data 7 mars e në vazhdim

Quiz/ Loja telefonike

/tvklan.al