Të ftuar:
Loreta Berhami – botuese
Enertila Bekteshi – psikologe
Blerta Sadikaj – PR, Comodita Home
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Kërpudha sote me pure patate në furrë
400 gr kërpudha
1 qepë mesatare
2 speca mix ngjyra
2 domate në copa
1 lç salcë domate
Kripë dhe piper i zi
1 lç piper të kuq
Trumzë
Kumin
1 lgj gjalpë
Vaj ulliri
Për purenë me patate
6 patate (600 gr)
1 lgj gjalpë
1/2 gotë qumësht
Kripë dhe arrë moskat
80 gr djathë kaçkavall
Fillimisht qërojmë patatet dhe pasi i kemi prerë në copa të mëdha, i mbulojmë me ujë, kripë dhe i vendosim në zjarr për të valuar për 25-30 minuta. Ndërkohë në një tigan shkrijmë gjalpë e vaj ulliri. Shtojmë në tigan kërpudhat e prera në 1/4 dhe i kaurdisim ato deri sa të fillojnë të zverdhen.
Shtojmë qepën në kubikë të vegjël dhe specat në shirita të vegjël dhe vazhdojmë përzierjen deri sa qepa të zbutet. Shtojmë domatet në copa, salcën, erëzat, i përziejmë e më pas shtojmë 1 filxhan me ujë të nxehtë dhe i lëmë të gatuhen për 5 minuta.
Patatet i kullojmë duke ruajtur një filxhan kafe ujë nga lëngu i zierjes. I vendosim në një tas, i shtypim me pirun e më pas shtojmë gjalpin, qumështin e pak ujë nga zierja. Shtojmë erëzat, i përziejmë dhe i shtojmë si bazë në një tavë. Mbi patate shtrojmë kërpudhat e qëruara. Mbulojmë sipërfaqen e tavës me djathë kaçkavall të grirë në rende e më pas e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 20-25 minuta.
Feta sfoliate me puding
1 pako sfoliatë
400 ml qumësht
1 pako puding familje
2 lgj sheqer
40 gr gjalpë
1 e verdhë veze
2 lgj bajame feta
Sheqer pluhur
Mbi një letër pjekje nivelojmë petën sfoliatë dhe e vendosim në tepsi. Në një tenxhere vendosim qumështin, pudingun, sheqerin dhe i përziejmë mirë deri në vlim. Fikim zjarrin, e përziejmë duke shtuar 1 lugë gjelle gjalpë. E lëmë kremin të ftohet e më pas e vendosim në gjysmën e petës e me gjysmën tjetër mbulojmë kremin.
Lyejmë sipërfaqen me të verdhë veze dhe e ndajmë me një prerëse pice në racione e më pas e spërkatim me feta bajame. E pjekim në temperaturë 200 gradë për 20-25 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet dhe pasi ta pudrosimme sheqer pluhur dhe e shërbejmë të ftohtë.
“Gruaja e ngrënshme”, si e “hëngri” Marjana vetveten
“Gruaja e ngrënshme”, libri që shkon nga një satirë therëse në kanibalizëm emocional
“Comodita Home”, 9 vjet revolucion në shtëpi, deri në 70% ulje
/tvklan.al