Të ftuar:

Ilir Dushkaj

Eda Bano

Klevi Pojana

Glidona Daci

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Gjoks pule me pure patate dhe perime në furrë

500 gr gjoks pule

1 kg patate të ziera

1 qepë

2 thelpinj hudhra

2 speca mix

1 karrotë

4-5 kërpudha

1 filxhan çaj bizele

150 ml ujë të nxehtë

1 lugë çaj piper të kuq

Kripë + piper të zi

1 filxhan kafe kumin

-Beshameli

40 gr gjalpë

2 lugë gjelle miell

400 ml qumësht

Kripë + arrë moskat

150 gr djathë mozzarela

Fillimisht qërojmë patatet i presim në kubikë të mëdhenj, i mbulojmë me ujë me pak kripë dhe i lëmë të ziejnë për 25 min. Ndërkohë në një tigan me pak vaj kaurdisim gjoksin e pulës të prerë në kubik me brinjë 1 cm. Shtojmë qepën të grirë hollë dhe vazhdojmë përzierjen për 5 min. Shtojmë hudhrat të grira hollë dhe i përziejmë të gjithë përbërësit në tigan. Shtojmë specat në kubik të vegjël + karrotën të grirë në rende i përziejmë mirë shtojmë kërpudhat në feta + 1 lugë gjelle salcë bizele. I përziejmë për 1 min duke mos i lënë të ziejnë për 5-7 minuta duke rregullar shijen me kripë + piper të kuq + kumin.

Ndërkohë patatet e ziera i kullojmë i kthejmë në pure duke shtuar pak qumësht + kripë + piper të zi  dhe 2 lugë gjelle djathë të grirë. Në një tigan  shkrimë gjalpin e kauridsim për 3 min miellin, e shuajmë me qumësht e lëmë të ziejnë, shtojmë kripën + arrë moskat dhe e lëmë mënjanë. Në tava individuale ose në një tavë të vetëm, shtojmë si fillim si bazë purenë e patates mbi të shtojmë gjoksin e pulës, e nivelojmë mirë duke i mbuluar këto të fundit me pak beshamel e në fund mbulojmë tavën me djathë mozzarela për pica. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 min.

Një recetë e lehtë dhe e shijshme me patëllxhanë

3 patëllxhanë

3 vezë

3 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

1 presh

6 feta proshutë

1 thelpi hudhër

150 gr djathë që shkrinë

Kripë + piper të zi

Vaj ulliri

Fillimisht presim patëllxhanët në feta të gjata ose rrumbullakëta me trashësi 0.8 cm. I vendosim ato në tavolinënë e punës, i spërkasim me pak kripë dhe i lëmë të pushojnë për 10-15 min. Ndërkohë në një tas përziejmë vezët me pak kripë dhe piper të zi. Në një tas vendosim bukën e grirë, 1 thelpi hudhër dhe e përziejmë. Thajmë lagështirën e patëllxhanëve me vezë, i pudrosim me bukë të grirë dhe vendosim ato në tepsinë ku kemi shturar letër pjekje dhe i vendosim në furrë në 200 gradë për 20 min.

Në një tigan me pak vaj kaurdisim preshin të grirë hollë. Shtojmë proshutën ose pancetën i përziejmë për 5 min e më pas vendosim mbi patëllxhanët duke i mbuluar fetat në to mbi preshin me proshutë. Vendosim djathin e grirë trashë dhe i vendosim përsëri në furrë në temperaturën 180 gradë për 10-15 min të tjera.

Eda Bano: Më vjen keq për brezin e ri, dashuria është transformuar

“Jam në një marrëdhënie në distancë”, gazetarja rrëfen lidhjen e dashurisë

Dashuria vjen në forma dhe mënyra të ndryshme. Në diskutimin në “Shije Shtëpie” në Tv Klan teksa disa të ftuar vlerësojnë letrat e shkruara, flirtet, ngacmimet që zgjasnin në kohë, një pjesë tjetër përkrah edhe modelin e kohës përmes rrjeteve sociale.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka rrëfyer gjithashtu njohjen e saj me partnerin. Ajo është njohur me të në distancë dhe marrëdhënia ka vijuar kështu, por asgjë s’e ka penguar dashurinë e tyre.

Glidona Daci: Marrëdhënia ime është në distancë. Partneri im nuk jeton në Shqipëri kështu që nuk më ka penguar asgjë që ta dua. E kam njohur duke qenë në distancë, jemi takuar dhe vazhdon…

Eda Bano: Çdo gjë vazhdon në distancë.

Glidona Daci: Po. Dashuria ime për të nuk ndryshon, fakti që ai nuk është çdo ditë këtu me mua, po, ne nuk takohemi çdo ditë. Ne flasim thuajse 24 orë në 24. Distanca nuk më mban, nuk më pengon të dashuroj, fakti që nuk është gjë e prekshme.

Gazetarja zbuloi edhe se ku ndodhet partneri e fatmirësisht, duket se është një largësi lehtësisht e përshkueshme.“Nuk e kam në Amerikë, brenda Europës jemi”, përfundoi Daci.

“Çfarë më ofron ti mua?”/ Gazetarja tregon njohjen në distancë me partnerin: E provokova!

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, rrëfeu në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për lidhjen e saj të dashurisë. Ajo tregoi se është në një marrëdhënie në distancë që edhe fillesat e saj i ka patur po njësoj. Por si nisi gjithçka? Gazetarja thotë se nuk i pëlqejnë ngacmimet me komplimente pasi tërhiqet nga meshkujt e zgjuar.

“Unë tërhiqem shumë nga meshkujt që janë shumë të zgjuar, nga meshkuj që nuk jargaviten kur të ngacmojnë. Partneri im për shembull ka pasur një strategji tjetër për të hyrë në komunikim me mua, nuk ka zgjedhur të më ngacmojë, as të më bëjë komplimente “sa e bukur je, sa e mirë je”, ka zgjedhur një mënyrë tjetër”.

Ajo tregoi edhe cila ishte pyetja e parë ‘pikante’ që i ka bërë partnerit dhe si ia doli ai me ‘kurthin’ e saj.

Glidona Daci: Unë që jam gazetare, partneri im ka nisur të më ngacmojë duke shkruar pikërisht për gjëra që lidheshin me atë që unë doja sepse kuptohet tani qartë dashuria ime për profesionin.

Klevi Pojana: Të paska dhënë ndonjë informacion?

Glidona Daci: Jo, s’ka lidhje me informacionin se nuk i intereson fare gjëja. Pyetja ime e parë ishte “çfarë më ofron ti mua?”, sepse pashë që jetonte jashtë dhe ishte një pyetje me spec për ta provokuar, për të kuptuar nëse ai është i aftë dhe ka një logjikë të shëndoshë për të kuptuar.

Agida Koçi: Nuk ishte pyetje materialiste?

Glidona Daci: Jo, nuk ishte materialiste por që ishte kurth për ta parë nëse ai do të dilte apo jo. Më tha “por unë nuk jam CV pune që të të tregoj çfarë ofroj, të të njoh dhe pastaj të tregoj çfarë ofroj”. Biseda jonë nisi me batuta dhe ironi, sot përfunduam që jemi bashkë.

Dashuria dikur dhe sot…

Marrëdhënia dështon kur kërkojmë të ndryshojmë partnerin

“Kam pasur frikë nga martesa”, blogerja: Mendoja se do të ndahesha, por kaluan 20 vjet…

Blogerja e njohur Eda Bano jeton prej 20 vitesh një histori të bukur dashurie me  bashkëshortin e saj. Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ajo kujton njohjen e tyre dhe momentin kur vendosën të martoheshin. Eda shprehet se kishte shumë frikë pasi mendonte se martesa mund të përfundonte edhe në ndarje.

Eda Bano: Kam 20 vite me tim shoq dhe është ajo pjesa që i kemi kaluar të gjitha ato fazat, vrullet, shpërthimet, emocionet, fluturat në stomak, më the e të thashë, të gjitha këto, ato fishkëlllimat se ne s’kemi pasur këto kushte, fishkëllime fiu-fiu dhe unë dilja në ballkon ose kështu që ishin shumë të bukura, më besoni dhe kisha shumë frikë. Obobo thosha, do të martohem, sa do të më zgjasë martesa, do më mërzitej, e kam shumë kështu ëktë që gjithë ato vite, kush i shtyn, më dukeshin të gjata dhe të frikshme, sinqerisht. Në rastin tim isha unë që kisha frikë dhe im shoq që thoshte “jo, jo, neve do ta bëjmë, do ta ndërmarrim këtë hap”. E ndërmorëm dhe unë gjithmonë kisha atë ndjenjën hë se mos ndahem, hë se mos më mërzitet, hë se viti i parë, i dytë, i tretë, kaluan 20 vite.  

Blogerja shton se me vitet, dashuria nuk është zbehur aspak por është shumëfishuar bashkë me respektin, vlerësimin dhe gjestet e vogla të përkujdesjes.

Eda Bano: Ai ditë për ditë kujdeset për mua çdo mëngjes më përgatit një lëng që unë e pi dhe po mos ta kem atë lëngun, jo mjaltë, ku di unë çfarë i hedh, limon dhe më tha “mësohu edhe vetë ta bësh” se një ditë iku më herët dhe i thashë jam pa atë lëngun, më tha “mësohu”, i thashë sa të jesh ti unë dua ta kem nga ty.

Në fund ajo përmbylli duke thënë se si çdo çift kanë patur ulje-ngritjet e tyre, por e ka gjetur metodën: një dasmë. Deri më tani, Eda dhe bashkëshorti i saj kanë realizuar 4 dasma ku e fundit ishte në muajin mars, në Afrikë.