Historia e dashurisë së Betina Vejsiut dhe Armando Hidit lindi në rrethana të pazakonta, gjatë izolimit të pandemisë së Covid-19, por sot është e kurorëzuar me frytin e tyre, Aya-n. Si pjesa më e madhe e lidhjeve të të rinjve, Betina dhe Armando nuk i kanë bërë ende betimet tradicionale të martesës, por zgjodhën programin “Rudina” në Tv Klan për të dhuruar dedikimet më të veçanta të dashurisë.

Betina Vejsiu: Faleminderit për gjithë dashurinë pa kushte që më ke dhënë gjatë gjithë lidhjes sonë dhe martesës tashmë dhe që kemi një gocë si Ayabel, por më e rëndësishmja faleminderit që më ke qenë kur unë kam qenë shumë keq emocionalisht ose kam qenë shumë poshtë, ma ke marrë shpirtin dhe ma ke ngritur përsëri.

Për dedikimin e tij, Armando shkoi drejt prapaskenës teksa Betina po reagonte e habitur. Ai u kthye me një arush gjigant të kuq që ka një simbolikë të veçantë.

“Siç ka qenë dhurata e parë, e mban mend besoj…Uroj që vitet e jetës të jenë të gjata, të bukura, thjesht nuk di se kam ngelur pa fjalë, por të dua tmerrësisht shumë, ti je jeta ime, do të jesh gjithmonë”, përfundoi Armando duke marrë edhe një puthje nga Betina./tvklan.al