#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Ledian Bardhi: Personal trainer

Eriland Bakalli: Instrukture fitnesi

Silvana Delija: Instruktore

Arlinda Garuci: Nutricioniste

2 receta nga Zonja Vjollca

Fërgesë me mëlçi pule dhe gjizë

400 gr mëlçi pule
1 qepë
2 speca të kuq
3 thelpinj hudhra
1 lugë çaj miell misri
1 lugë çaj piper të kuq + pak pure domate
200 ml lëng pule ( 1 gotë ) ( Magi )
250 gr gjizë ( pa kripë )
Kripë + piper të zi
Vaj + 1 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle majdanoz

Pastrojmë mëlçitë e pulës, i presim ato në copa të vogla. Ngrohim në tigan vaj + gjalp dhe kaurdisim mëlçitë derisa të skuqen dhe në tigan të mos ketë lagështirë. Largojmë mëlçitë nga tigani të mos ketë yndyrë, kaurdisim qepën për 3 min. Shtojmë hudhrat të grira imët + 1 lugë çaj miell misri dhe i përziejmë mirë duke shtuar piper të kuq ( opsionale ) nëse dëshironi dhe pak pure domate ose salcë. I përziejmë e më pas shtojmë mëlçitë e skuqur + 1 gotë lëng mishi duke rregulluar shijen me pak kripë + piper të zi. Në ulim temperaturen e zjarrit shtojmë gjizën e përziejmë ngadalë e më pas vendosim fërgesën në tavë dhe më pas në furrë për 10 min në temperaturen 180 gradë gjithçka gati për ta shërbyer.

Kulaç me arra

2- Kulaç me arra

350 gr miell Ola
250 gr kos
1 lugë çaj sodë buke
50 ml vaj ulliri
Kripë
100 gr arra në mungesë fara luledielli

Në një tas fillimisht vendosim kosin + soden e bukës. I përziejmë mirë duke shtuar më pas arrat e thërrmuara në copëza të vogla. I përziejmë duke shtuar pak nga pak miellin + kripë + vaj. Punojmë brumin jo shumë i fortë. Lyejmë një tepsi mundësisht qeramikë me vaj + miell. Vendosim brumin duke i dhënë formen që dëshironi dhe e pudrosni dhe në sipërfaqe me pak miell lehtë. E pjekim në furren e parangrohur në temperaturen 180 gradë për 25-30 min.

Si të dobësohemi në mënyrë të shëndetshme?

Si të ktheheni në formë pas lindjes?

Quiz/ Loja telefonike