Të ftuar:

Sanie Korini – eksperte arsimi

Adriatike Lami – drejtoreshë shkolle

Destemona Çelo – psikologe

Ada Azizolli – spikere

Marsi Simo – sociologe

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Gjyveç me pulë dhe oriz

1 kg mish pule
2 qepë
3 domate
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
Gjalpë
2 gota oriz
6 gota lëng pule

Presim pulën në copa dhe pasi të jetë pastruar mirë, i kaurdisim ato me pak vaj deri sa të zverdhen pak. Shtojmë në të 1,2 litër ujë. E lëmë mishin të ziejë për 20 minuta (jo plotësisht). Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët e grira shumë hollë me vaj dhe 1 lgj gjalpë. Kur qepa të jetë bërë transparente shtojmë domatet e grira imët ose në rende (në mungesë 1 lugë gjelle salcë domate). E lëmë domaten të gatuhet me qepën deri sa të mos ketë lagështirë. Shtojmë orizin, e kaurdisim pak për 3-5 minuta e më pas shtojmë lëngun e pulës. Raporti për orizin që do të gatuhet në furrë është 1 oriz dhe 3 ujë. Sapo orizi të fillojë të marrë valë, e transferojmë nga tigani në tavë. Vendosim dhe copat e pulës sipër tij. Mbi çdo mish vendosim pak gjalpë e më pas e vendosim në furrë në temperaturë 180-190 gradë për 30-35 minuta. Në këtë recetë orizi nuk duhet të jetë i thatë, por me pak lagështirë, afërsisht si rizoto.

Sallatë me qiqra

350 gr qiqra të gatuara
1 spec i kuq në kubikë
100 gr domate qershi
70 gr ullinj
120 gr mozzarella
80 gr kaçkavall
2 lgj majdanoz

Salca
1 lgj pesto xhenoveze ose 1 grusht borzilok
5 lgj vaj ulliri
1 lgj ujë të ftohtë
Një majë piper të kuq
Pak kripë
Në një tas vendosim specin në kubikë, domatet të prera në gjysma ose çerek, ullinjtë të prerë në gjysma, mozzarella në kubikë, po ashtu dhe kaçkavallin. Shtojmë qiqrat e gatuara në blender, vendosim 1 grusht borzilok. Në mungesë 1 lgj pesto xhenoveze, 5 lgj vaj ulliri, pak ujë të ftohtë (1 lugë gjelle), 1 majë luge piper të kuq dhe pak kripë. I përziejmë dhe marinojmë sallatën.

Pse disa fëmijë nuk kanë dëshirë të shkojnë në shkollë

Si ta bëjmë shkollën më të dashur për fëmijët