Shkencëtarët thonë se janë duke përparauar drejt identifikimit të hershëm dhe parandalimit të sëmundjeve të zemrës. Ky është rezultat i një programi që monitoroi mijëra gra për tre dekada duke vlerësuar mundësitë për sëmundjet kardiake.

Shkencëtarët e prezantuan studimin në Kongresin e Shoqatës Europiane të  Kardiologjisë në Londër dhe e publikuar në New England Journal of Medicine.

“Shpresojmë që këto zbulime ta afrojnë fushën me identifikimin e mënyrave më të hershme për të gjetur dhe parandaluar sëmundjet e zemrës”, u shpreh autori Paul Ridker.

Studiuesit grumbulluan kampionë gjaku dhe të dhëna mjekësore nga 27,939 klinika të SHBA-së në vitet 1992-1995. Pas 30 vjetësh, 3662 pjesëmarrëse përjetuan një atak kardiak, trombozë apo kryen ndërhyrje për të rregulluar qarkullimin e gjakut ose gjetën vdekjen si shkak i një sëmundjeje të zemrës.

Gjatë studimit u mat niveli i proteinës CRP që tregon pezamtimin, LDL, kolesterolit dhe Lp (a).

Pjesëmarrëset  me nivel të lartë të tyre kishin risk 1.5 herë më të lartë për trombozë dhe 3 herë më të  lartë për sëmundje të enëve të gjakut të zemrës. Studiuesit theksuan se pavarësisht se u analizuan vetëm gra, rezultate të ngjashme mund të gjenden edhe te burrat.

Për të parandaluar shtresëzimin e yndyrnave dhe proteinave në gjak, studiuesit theksuan masat e njohura mbrojtëse si aktiviteti i rregullt fizik, dieta e shëndetshme, menaxhimi i stresit dhe shmangia e duhanit./tvklan.al