Dieta anti-inflamatore me drithëra, fruta dhe perime në vend të dietave inflamatore të përqendruara me mish të kuq dhe ushqime ultra të përpunuara si sheqernat, pijet e gzuara, patatet e gazuara dhe akulloret, ul me rreth 31% rrezikun e demencës.
Ky përfitim i kësaj diete anti-inflamatore sipas një studimi ishte efektiv edhe për njerëzit me sëmundje ose diagnoza të ndryshme si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës apo goditjet në tru.
“Ndjekja e një diete anti-inflamatore lidhet me rrezik më të ulët të demencës, madje edhe në mesin e njerëzve me sëmundje kardiometabolike, të cilat tashmë janë në një rrezik më të lartë të demencës. Në fakt njerëz që vuajnë nga diabeti i tipit 2, goditjet në zemër apo në tru dhe që kan ë një dietë anti-inflamatore kanë tendencën që të preken të paktën 2 vite më vonë nda demenca,” tha autorja kryesore e studimit, Abigail Dove.
Edhe pse studimi është vëzhgues dhe nuk mund të tregojë shkakun dhe efektin, gjetjet pasqyrojnë kërkimet ekzistuese që tregojnë një lidhje midis inflamacionit dietik dhe shëndetit të trurit.
Megjithëse ende nuk është kuptuar ende plotësisht mënyrat e sakta biologjike, se si ushqimet ndikojnë në rrugët inflamatore, studiuesit thonë se konsumimi i ushqimeve me sheqer ultra të përpunuar, yndyrave dhe i mishit të kuq e nënprodukteve të tij së bashku me ndotjen, tymin e cigares dhe shumë efekte të tjera mund të çojë në rritje të rrezikut të demncës dhe sëmundjeve të tjera.
Studimi i ri analizoi modelet distike të më shumë se 84 mijë njerëzve të rritur mbi 60 vjeç me diagnozë të diabetit të tipit 2 ose me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Secili person u pyet 5 herë në lidhje me konsumin e 206 ushqimeve dhe 32 pijeve që u ndanë në nivele të lëndëve ushqyese inflamatore dhe anti-inflamatore. Përveç kësaj, gati 9,000 nga pjesëmarrësit iu nënshtruan edhe imazheve të rezonancës magnetike, ose MRI, skanimeve të trurit.
Skanimet zbuluan se njerëzit me sëmundje kardiometabolike që hanin ushqimet anti-inflamatore kishin vëllim më të madh të lëndës gri, (që tregon më pak neurodegjenerim) dhe intensitet më të ulët të lëndës së bardhë, të cilat janë shenja të dëmtimit të enëve të gjakut në tru, krahasuar me njerëzit që hanin një dietë inflamatore./tvklan.al