Ka shkuar në 60 numri i viktimave prej super tajfunit Yagi në Vietnam. Ky bilanc tragjik erdhi si pasojë e shembjes së urës Phong Chau në provincën Phu Tho.







Pamjet e shembjes së urës janë të frikshme, ndërsa një pjesë e strukturës së saj është ende në këmbë. 10 makina e dy skutera ranë në Lumin e Kuq, ndërsa një kamion ‘shpëtoi’ në momentin e fundit.
Stuhia më e fuqishme deri më tani në kontinentin aziatik ka lënë të plagosur mbi 240 persona, ndërsa 1.5 milionë të tjerë janë pa energji elektrike.

Janë shkatërruar me mijëra çati ndërtesash, pemë dhe dëmet në infrastrukturë e fabrika janë kolosale. Në provincën Yen Bai, përmbytjet detyruan mbi 2400 familje të zhvendosen, ndërsa niveli i ujit sa vjen e rritet. Gati 50,000 njerëz janë evakuuar nga qytetet bregdetare në Vietnam. Para se të godiste Vietnamin, Yagi la 24 të vdekur në të gjithë Kinën jugore dhe Filipinet.
/tvklan.al