13 persona të zhdukur dhe dhjetëra automjete të zhytura në ujërat e lumit, ky është bilanci tragjik pasi një urë në Vietnamin verior është shembur.
Autoritet lokale bëjnë të ditur se deri më tani 13 persona rezultojnë të zhdukur ndërsa tre të therë janë shpëtuar as shembjes së urës Phong Chau në provincën Phu Tho, teksa nuk është ende e ditur nëse bëhet fjalë për persona të cilët kanë humbur jetën.
Një pjesë e urës, një strukturë rreth 375 metra është ende në këmbë. Ndërkaq është urdhëruar që të ndërtohet një urë tjetër sa më shpejt që të jetë e mundur.
Yagi stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit kaq vrarë më shumë se 600 njerëz që kur arriti në Vietnam të shtunën, duke shkaktuar erëra të forta të cilat arrinin shpejtësinë deri në 203 km/h.
Ndërkaq tajfuni u ka marrë jetën të paktën 35 personave, ndërsa 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Autoritetet raportojnë se 299 perona kanë mbetur të plagosur, kurse dëmet materiale janë të pallogaritshme./tvklan.al