Andrea Zota, avokat në Gjirokastër, denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan se më 25 mars 2024 dhe 28 mars 2024 vëllai i tij u dhunua me levë nga një bashkëfshatar i Qesarakës së Memaliajt dhe më pas iu bë atentat vetë atij me pushkë në të dalë të fshatit, në prani të nipit. Prokurori i çështjes, Mariglen Meta, ka bërë një hetim të dyshimtë duke favorizuar atentatorin Fatos Lama.
Sipas avokatit, Fatosi është lënë i lirë pasi dhunoi vëllain dhe pas 3 ditësh, ai i bëri atentat Andreas dhe nipit.
Vëllai i avokatit: Makinën e kishte çuar me kokë poshtë ai…edhe priste.. Janë gjetur një gëzhojë, është gjetur atje, një është gjetur këtu.
Gazetari: Domethënë ishte këtu lart ai?
Vëllai i avokatit: Ai me makinë ishte këtu.
Gazetari: Po, që e pa Andrea, më tha “pamë një makinë, që fiku dritat”.
Sipas avokatit, personi ka gjuajtur tri herë.
Gazetari: Po gëzhojat, ku janë gjetur këtu? E mban mend?
Vëllai i avokatit: Janë gjetur… një gëzhojë, është gjetur atje, një është gjetur këtu.
Andrea thotë se nuk ka pasur asnjë konflikt me agresorin, as ai dhe as i vëllai. Prokurori Mariglen Meta e ka klasifikuar atentatin ndaj avokatit si kanosje dhe jo tentativë vrasjeje.
Sipas Andreas, klasifikimi që prokurori i ka bërë ngjarjes bën që atentatori të dalë nëpërmjet amnistisë./tvklan.al