Puna e rilindësve shqiptarë që në vitin 1908 e organizuan kongresin për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe, duhet të na shërbej si shembull që duhet të punojmë në të ardhmen për kultivimin dhe afirmimin e gjuhës shqipe dhe traditës tonë kombëtare.

Por si të këtilla u dërguan nga Akademia Shkencore e organizuar sot në Shkup me rastin e 101-vjetorit të kongresit të manastirit”.

Nebi Dervishi: “Nëntori i këtij viti pra 2009, na ofron një ngjarje të zakontë. Së pari 101 vjetorin e kongresit të ABC-së në Manastir që hyn në atë ngjarje që mbetet lapidar në historinë tonë, sepse u hodhën themelet mbi të cilat ngrihen më të fuqishme muret e ndërtesës së historisë e të kulturës së një populli ndër më të vjetërit në Ballkan. Dhe së dyti 100 vjetori jubilar i abetares së para qeverisë qirjaze”.

Pas vitit 2001 dita e alfabetit në Maqedoni shënohet në mënyrë zyrtare. Kurse para 2 viteve kjo ditë është edhe festë zyrtare për qytetarët shqiptar të Maqedonisë.

Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm për shqiptarët qeveria e Maqedonisë sivjet ka vendosur të themeloj muzeun e gjuhës shqipe në shtëpinë ku u mbajt kongresi i alfabetit.

Abdylaqim Ademi: “Qeveria e republikës së Maqedonisë të martesën e ardhshme dmth pas dy ditësh do të miratoj vendimin për themelimin e muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe me seli në manastir. Do të jetë institucion kombëtar i cili do të financohet nga Ministria e Kulturës dhe të jetë një qendër e cila duhet të vizitohet nga të gjithë shqiptarët dhe të tjerët”.

Edhe sivjet manifestimi për shënimin e përvjetorit të Kongresit të Manastirit u organizua nga sekretariati për implementimin e marrëveshjes së Ohrit.

Në manifestim morën pjesë edhe shumë historian dhe shkencëtar shqiptar nga Maqedonia.

Nga Shkupi për TV Klan, Isen Saliu./tvklan.al