Shkëlzen Ruska, Shefi i Krimeve në Himarë, Ervis Alisinanaj Shefi i Krimeve në Lushnjë dhe Shefi i Policisë Kufitare Elvis Dervishi janë në lënë në masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Posaçme, ky i fundit është në kërkim.

Dy efektivët e policisë ranë në prangat e autoriteteve pasi u godit grupi kriminal ku ishte i përfshirë vëllai i Edmond Papës, të cilët trafikonin lëndë narkotike nga Saranda drejt Greqisë.

Të shpallurit në kërkim janë Kristo Qirici, i cili njihet edhe me dy emra të tjerë Jetmir Hoxhaj dhe Jetmir Qirici.

Eldjon Alushaj i njohur edhe si Kosta Alushaj

Benci Toska

Shkelzen Kraja

Xhino Nebi

Luiz Bala i njohur dhe si Edmond Sinanaj

Efektivët ishin të lidhur me trafikanët dhe i ndihmonin në zonën e Sarandës dhe në zona të tjera për të kaluar drogën drejt Greqisë.

SPAK në bashëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet franceze dhe greke finalizuan goditjen e grupit kriminal që drejtohej nga K.Q (alias J.H, alias J.Q) dhe E.A (alias K.A).

Në këtë grup ishin të përfshirë edhe dy italianë, të cilët rezultojnë të dënuar në shtetin grek. Ndërsa disa shqiptarë të tjerë, pjesë e këtj grupi nuk janë identifikuar ende.

Nga hetimi mësohet se SPAK ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj) me vlerë rreth 1.7 milionë Euro.

Siç raportoi gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, hetimet nisen bazuar në komunikemtet e zbardhura në aplikacionin Sky Ecc dhe  të hetuarit janë nën hetim për trafik narkotikësh, grup kriminal apo edhe ushtrim ndikimi të paligjshëm e shpërdorim detyre.

/tvklan.al